5 Maj, Dita Botërore e Higjenës së Duarve
5 Maji është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita Botërore e Higjenës së Duarve dhe kjo ditë në të gjithë botën i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit të pacientëve dhe familjarëve të tyre për t’u bashkuar me punonjësit e shëndetësise në përpjekjet e tyre për të praktikuar dhe ruajtur higjienën e mirë të duarve.
Në këtë ditë, edhe Drejtoria Infermierore e Spitalit Hygeia nën kujdesin e Drejtores Znj.Panoraia Rammou, si çdo vit, së bashku me të gjithë infermierët dhe mamitë, në kuadër sensibilizimi mbi rëndësinë që ka higjena e duarve, u angazhuan në shpërndarjen e materialeve informuese për të gjithë pacientët dhe familjarët e tyre, duke i informuar mbi rëndësinë që ka larja e duarve për t’u ruajtur nga infeksione apo sëmundje të ndryshme. Kjo iniciativë u zhvillua nën moton “Parandalimi i Infeksioneve arrihet nëpërmjet higjenës së mirë të duarve” dhe u mirëprit mjaft mirë nga pacientët dhe familjarët e tyre duke u bërë pjesë aktive e kësaj nisme si dhe duke falenderuar personelin infermieror të spitalit për demonstrimin dhe informacionet e dhëna.