Spitali Hygeia Tiranë rinovon Memorandumin e Mirëkuptimit me Fondacionin “Down Syndrome Albania”
Në datë 25 prill 2017, Drejtorja Ekzekutive e Spitalit Hygeia Tiranë, Znj.Maria Driva, nenshkroi në prani të përfaqësues së Fondacionit Doën Syndrome Albania, Znj.Emanuela Peploka Zaimi, rinovimin e Memorandumit të Mirëkutimit për një periudhë 2-vjecare midis dy Institucioneve. Edhe një herë Spitali Hygeia Tiranë konfirmon përkrahjen e vazhdueshme që jep për të qenë gjithmonë pranë kategorive të personave me aftësi të vecanta dhe shtresave të shoqërisë në nevojë.
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi Mirëkuptimi Spitali Hygeia Tiranë do të vazhdojë në angazhimin e të gjithë strukturave të saj spitalore duke ofruar për këtë kategori fëmijësh, të cilët janë edhe anëtarë të këtij Fondacioni, vizita mjekësore falas dhe 30% zbritje për të gjitha shërbimet e tjera mjekësore që ata mund të kenë nevojë. Misioni ynë në ndihmë dhe përkrahje të shtresave vulnerabël të shoqërisë vazhdon.