Botox, magjia ne nje shishe te vogel!
Vera ka ardhur dhe bashkë me të edhe theksimi i rrudhave të mimikës dhe djersitja e shtuar. Ndërkohë që bisedoj me pacientët në zyrën time, shoh çdo lëvizje të mimikës së tyre dhe ndërkohë që dëgjoj me vëmendje e di me saktësi zonën ku duhet të injektojë dhe sasinë e nevojshme, në mënyrë që rezultati të jetë sa me natyral dhe të parandalojë thellimin e rrudhave ekzistuese dhe shfaqjen e rrudhave të reja. Edhe pse trajtimi me botox mund të kryhet përgjatë gjithë vitit, në këtë stinë ai merr një rëndësi të veçantë sepse është gjithmonë më mirë të parandalojmë se sa të kurojmë!
Por çfarë është botoksi?
Botulinum toxin (botox) është një protein neurotoksike e prodhuar nga bakteri clostridium botulinum dhe injektohet në muskul me qëllim bllokimin e transmetimit të sinjalit që vjen nga nervi duke relaksuar përkohësisht muskulin përkatës dhe rrjedhimisht zbehjen ose zhdukjen e rrudhave. Proçedura zgjat pak minuta dhe rezultati është i dukshëm pas ditës së tretë të injektimit. Efektet e botoksit janë të qëndrueshme për rreth 4-6 muaj pas trajtimit kjo në varësi të zonës ku injektohet.
Por nëse qëllimi është të parandalojmë, kur është momenti i përshtatshëm për të nisur trajtimin me botoks?
Nëse ju vini re formimin e rrudhave të lehta në ball, rreth syve ose në mes te vetullave edhe në gjendje qetësie, ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për të nisur trajtimin me botox në mënyrë që të mos i lejojmë keto rrudha të thellohen më shumë. Botoksi është ë aprovuar nga FDA për trajtimin e pacientëve të moshës mbi 18 vjec. Megjithatë një tjetër faktor përcaktues në lidhje me kohën e fillimit të trajtimit me botox është edhe predispozita gjenetike dhe ekspozimi për një kohë të gjatë dhe të pambrojtur ndaj rrezatimit diellor.
Çfarë mund të trajtojë botoksi?
Në ditët e sotme, botoksi përdoret jo vetëm për qëllime estetike, por edhe për trajtimin e një sërë sëmundjesh për të cilat nuk e imagjinonim kurrë se mund të gjente përdorim. Ndër to mund të përmendim migrenën, djersitjen e shtuar, strabizmin, blefarospazmën, distoninë cervikale, vezikën urinare hiperaktive simptomat e së cilave tashmë mund të trajtohen me botoks.
Më poshte po ndalem tek përdorimet më të shpeshta të botoksit që gjejnë aplikim edhe në kliniken Anassa.
*Trajtim antirrudhë
Trajtimi i rrudhave të mimikës me botoks është një nga procedurat kozmetike që gjen aplikim gjerësisht edhe në rang global. Edhe pse më pare fjala ″botox″ personifikohej me një pamje të ngrirë, me mungesë të shprehisë, sot përdorur në doza të vogla dhe injektuar në zonën e targetuar, botoksi na mundëson një pamje më të re dhe më të freskët, por absolutisht jo ″të ngrirë″. Me anë të tij mund të trajtojmë rrudhat dinamike rreth syve, në ball, në mes te vetullave, rrudhat vertikale mbi buzen e sipërme (smoker lines), rrudhat mes hundës dhe syve (bunny lines), po ashtu mund të korrigjojmë ekspozimin e gingivave gjatë buzëqeshjes (gummy smile), si dhe është mjaft efektiv për ngritjen e vetullave dhe cepave të buzëve apo zhdukjen e vrimave të mjekrës (dimpled chin).
″Baby botox″ është një ndër trajtimet e preferuara së fundmi, pasi duke përdorur doza më të vogla të botoksit, rezultati është më natyral, por kandidatët e përshtatshëm për këtë proçedurë duhen “zgjedhur” me kujdes referuar një sërë faktorëve të tillë si mosha, lokalizimi dhe thellesia e rrudhave.
*Trajtim rigjenerues (Glowtox)
Kombinimi i botoksit në doza të vogla me produkte të tjera si acidi hialuronik, PRP, vitamina, acide në formën e një koktejli të personalizuar dhe injektimi i tyre në të gjithë fytyrën me anë të Gold 24K stamp on microneedling është një nga trajtimet më efikase për zvogëlimin e poreve, zbehjen e njollave, duke i dhënë lëkurës elasticitet shkëlqim dhe vitalitet. Nëpërmjet disa mikrogjilpërave të përbëra prej 24K flori, krijohen disa mikrotunele në lëkurë nëpërmjet të cilave arrijnë të penetrojneë substancat e mësipërme duke nxitur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Proçedura është mjaft e shpejtë, efektive, pa dhimbje dhe mbi të gjitha mund të përdoret edhe në lëkurat më sensitive si psh ato kuperoze.
*Trajton djersitjen e shtuar (hyperhidrosis)
Djersitja është një process fiziologjik mjaft normal, madje esencial për organizmin përmes së cilit arrihet të rregullohet temperatura trupore. Por në disa persona djersitja është mjaft e shtuar duke kushtëzuar kështu cilësinë e tyre të jetesës sociale dhe duke rezultuar në distancimin social të kësja kategorie. Nëpërmjet injektimit të botulinum toxin, bllokohen sinjalet e nervave përgjëgjes për djersitjen duke bllokuar prodhimin e shtuar të djersës nga gjendrat përgjegjëse. Botoksi është padyshim një trajtim revolucionar në trajtimin e hyperhidrozës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së këtyre pacienteve!
A ka efekte anesore?
Potenciali i botoksit është i pamatshëm, por jo pa risqe! I adminimstruar në doza të vogla dhe nga profesionistë të liçensuar ai është mjaft i sigurtë. Megjithatë në rastet kur administrimi i produktit aplikohet nga jo profesionistë apo në rastet kur nuk resktohen këshillat e mjekut që duhet të ndiqen nga pacientët pas trajtimit, mund të shfaqen disa efekte anësore të tilla si migrimi i botoksit në zona të tjera të trupit, dobësimi i muskulaturës, rënie e qepallave apo turbullim i shikimit.
Dr.Dorina Hajro
Mjeke Dermatologe-Venerologe
Klinika Anassa