Kontrollit për Kriptorkizmin
Paketa e kontrollit ofrohet për të gjithë djemtë e moshës pediatrike 0-14 vjeç, dhe nga çmimi real prej 14,600 lekë ju do ta përfitoni me çmimin ofertë prej 6,500 lekë.
• Eko e skrotumit
• Eko abdominale
• Konsultë me mjekun Kirurg Pediatër falas
• 15% zbritje për ndërhyrje kirurgjikale të Kriptorkizmit
Rëndësia e kontrollit dhe pasojat e mosdiagnostikimit në kohë të Kriptokrizmit
Kriptorkizimi është mungesa e njërit apo të dy testeve, ose mozbritja e testeve nga abdomeni (barku) në skrotum. Testi i pazbritur os jo i zbritur mirë apo i vendosur diku tjetër, por jo në skrotum, është një nga anomalitë më të shpeshta genito- urinare në të porsalindurit meshkuj. Shumica e prindërve duke mos e njohur këtë lloj anomalie apo edhe në rast se mund të vënë re që diçka nuk shkon nuk dinë çfarë të bëjnë dhe ndodh që të anashkalojnë këtë kontroll mjekësor kaq të rëndësishëm për fëmijët e tyre djem. Pra në momentin e parë që vihen re problematika të tilla duhet të drejtoheni te mjeku pediatër kirurg. Trajtimi më efikas për kriptorkizmin është nga mosha 0-1 vjeç, sepse edhe pasojat janë të rekuperueshme, ndërkohë në moshat më të mëdha rekuperimi mund të jetë më i vështirë.
Mosdiagnostikimi në kohë i kësaj anomalie çon në komplikacione mjekësore të tipit:
• kancer i testit
• infertilitet mashkullor
• Përdredhje (torsion) i testit
• Hernie inguinale
Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000