Historia e Lousie Brown – bebja e parë në epruvetë
Hyrje
43 vitë më parë, kur çiftit Gilbert John Brown dhe Lesley Brown ju komunikua nga mjekët që mundësitë për të patur një fëmijë me proçedurën e Fertilizimit in Vitro janë “NJË NË NJË MILION” ata nuk e menduan dy herë por ranë dakort që të nisnin menjëherë proçedurën dhe rezultati ishte sukses i plotë. Ata arritën të sillnin në jetë vajzën e tyre, Louise Joy Brown, e njohur në të gjithë botën si bebja e parë në epruvetë.
Sot, në 2021, përqindja e suksesit për Fertilizimin in Vitro është rritur dhe varion në 50-60 apo deri 70%. Prandaj, shpresoj që historia e krijimit të bebes së parë në Epruvetë të jetë një shtysë dhe motivim më shumë për të gjithë ata prindër që janë akoma në pritje të fëmijës së tyre, pra, të mos hezitojnë, por t’i japin edhe një mundësi vetes për realizimin e ëndrrës së tyre të madhae, atë të prindërimit!
HISTORIA E LOUSIE BROWN- BEBJA E PARË NË EPRUVETË
Ajo u rrit si një embrion në një tub (epruvetë) qelqi dhe u vendos në mitrën e nënës së saj.
Louise Brown, është bebja e parë e konceptuar jashtë trupit njerëzor, dhe në 25 Korrik 2021 festoi ditelindjen e 43-të dhe pas lindjes i është nënshtrar më shumë se 100 testeve kjo me qëllimin e vetëm për t’u siguruar që ishte “fëmijë normal”.
Louise ishte fryt i këmbënguljes dhe shpresave të pandërprera të dy prindërve të saj. I ati, Gilbert John Brown – kamionist dhe e ëma Lesley jetonin në në Whitchurch, Angli dëshironin dëshpërimisht të kishin një fëmijë dhe kishin rreth nëntë vite që tentonin për shtatzëni por pa sukses. Arsyeja pse ishte e pamundur konceptimi i shtatzënisë ishte fakti që Lesley kishte probleme me tubat e fallopit, duke qenë se ishin të bllokuar, dhe, pavarësisht se i ishte nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme për zhbllokimin e tyre të gjitha këto tentativa kishin dështuar. Por ajo përpsëri nuk i kishtë humbur shpresat dhe ishte e gatshme të provonte apo të bëntë gjithçka për të patur një fëmijë.
Në 10 Nëntor 1978 çiftit ju propozua kryerja e një proçedure inovative (Fertilizimi in Vitro) që konsistonte në marrjen e një vezë të pjekur nga vezoret e Lesley-it (nënës) që do të bashkohej më pas me spermën e John-it në laborator nën drejtimin e fiziologut Sir Robert Geoffrey Edwards dhe mjekut gjinekolog Patrick Christopher Steptoe. Lesley-it qysh në fillim ju bë e qarte që shanset për të patur fëmijë nëpërmjet kësaj proçedure
do të ishin vetëm “NJË NË NJË MILION”, por pavarësisht shanseve të pakta në dukje ajo ishte e gatshme për të provuar dhe kapur edhe atë mundësi të vetme.
Veza u fertilizua dhe u nda më tej në 2, 4 dhe 8 qeliza. Lesley arriti të mbetej shtatzënë pasi ju trasferua në mitër një embrion 8-qelizorësh. Lesley, duke qënë gruaja e parë që pati një shtatzëni të konceptuar nëpërmjet Fertilizimit In Vitro dhe që vazhdonte më shumë se disa javë, Lesley tërhoqi vëmendjen e shume mediave të kohës dhe mjekët e saj, Edward dhe Steptoe e patën të vështirë ta mbronin atë nga kurioziteti i madh i mediave. Ajo ishte aq e kërkuar sa që Steptoe u detyrua ta fshihte në makinën e tij dhe e shoqëroi vetë deri te shtepia e nënës së tij në Lincoln. Aq i madh ishte kurioziteti sa edhe më vonë, kur Lesley u shtrua në spitalin e Oldham, reporterët arritën deri aty sa të maskoheshin të veshur si personel sanitar me synimin e vetëm që të arrinin të futeshin në dhomën e saj.
Louise “JOY” Brown lindi me Cezarian (operacion) në orën 23;47 të datës 25 Korrik 1978 dhe peshonte 2.300 gram. Pjesa “JOY” (joy-“Gëzim, Lumturi”) e emrit të saj ishte një sugjerim i bërë nga 2 mjekët e saj që realizuan proçedurën e Fertilizimit in Vitro. Lindja e saj konsiderohet si gur themeli në shkencën e mjeksësisë moderrne. Në revistën “TIME” lindja e Louise Brown është përshkruar si “lindja më e pritur në të paktën 2000 vite”. Bebja dha një rreze shprese për miliona çifte rreth globit. Deri më atëhere gratë të cilat kishin tuba të fallopit të bllokuara e kishin të pamundur për të patur një fëmijë. Edwards mori çmimin Nobel në 2010 për zhvillimet në terapinë Fekondimit in Vitro (IVF), e konsideruar si një nga ndryshimet mjekësore më të rëndësishme të shekullit të 20-të. Qysh atëherë, pra për rreth katër dekada, kanë lindur 8 milion bebe të konceptuar me teknikat e riprodhimit të asistuar një prej të cilave është edhe Fekondimi in Vitro.
Louise e mësoi të vërtetën, pra që ishte një “bebe me IVF” vetëm kur shkoi në shkollë pasi e jëma i tregoi një video të lindjes së saj.
Familja Brown vazhdoi të ishte në qendër të vëmendjes edhe për shumë vite pas lindjes së Louise, dhe gjatë kësaj kohe kanë marrë edhe shumë kritika për faktin që lejuan mjekët të filmonin lindjen e fëmijës së tyre, deri aty sa kanë marrë edhe shumë letra kërcënuese të shoqëruara me objekte të tipit tuba të thyer apo fetuse plastike. Por më vonë Louise e ka mbrojtur publikisht nënën e saj duke deklaruar që është ajo që i ka lejuar që ta filmonin si shenjë falenderimi.
Nga ana tjetër gjërat nuk shkonin më ndryshe për mjekët Edwards dhe Steptoe. Ata u përballën me një kohë të vështirë që kishte të bëntë me hedhjen poshtë të tabu-së dhe stereotipeve që kishin të bënin me proçedurën IVF. Ideja e fertilizimit të një veze jashte
trupit të njeriut gjithmonë ka qënë e shoqëruar me debate dhe qëndrime skeptike. Eksperimentet e para kanë nisur dhe janë aplikuar në Boston të SHBA-së në vitin 1944 nga Miriam Menkin e cila më pas i vazhdoi kërkimet në Karolinën e Veriut, aty ku edhe proçedura IVF konsiderohej skandaloze. Ishte pikërisht puna e saj që inspiroi dhe çoi më pas në lindjen e Louise.
Edwards, Steptoe dhe infermierja Jean Purdy, kontributi i të cilëve ishte harruar disi, e kishin mbajtur punën e tyre në heshtje duke patur frikën e kritikës nga kisha apo publiku i gjerë.
Vetëm 5 nga 282 gra që i ishin nënshtruar ciklit IVF mundën të arrinin në konceptimin e një shtatzënie, por asnjëra prej tyre nuk arriti deri në lindje pasi shumë embrione nuk rezistuan gjatë proçesit. Pikërisht për këtë arsye nuk ishte aspak e papritur që komuniteti mjekësor i kohës nuk pranoi t’i ndihmojë ata për vijimin e punës kërkimore.
Shqetësimi kryesor i shprehur nga Këshilli i Kërkimit Mjekësor Anglez ishte se fëmijët e lindur nëpërmjet IVF mund të kishin më shumë rreziqe për anomali fetale. Louise, nga ana tjetër, i qëndron bindjes së saj që fëmijët e konceptuar përmes metodës së Fertilizimit In Vitro nuk kanë ndryshim nga fëmijët e tjerë përpos procesit të konceptimit.
Ndërkohë John dhe Lesle vendosën t’i nënshtrohen për herë të dytë procedurës IVF dhe u gëzuan me fëmijën e dytë, Natalinë. Çifti dëshironte edhe një fëmijë të tretë, por përpjekiet e tyre nuk u kurorëzuan me sukses.
Natalie ishte fëmija e 40-të në botë që u lind nëpërmjet procedurës IVF. Ajo njëkohësisht ishte fëmija i parë produkt i fertilizimit in-vitro e cila më pas konceptoi një fëmijë në rrugë natyrale duke hedhur poshtë teorinë që fëmijët e gjinisë femër të lindur nëpërmjet IVF do kenë probleme në arritjen e një shtatzënie; sot Natalia ka 5 fëmijë.
IVF ndryshoi jetën e familjes Brown në shumë drejtime. Lesley ishte gruaja e dytë e John i cili kishte 2 vajza nga martesa e parë. Historia e John dhe Lesley dëshmon për jetën e vështirë që ata kishin pasur. Së bashku jetonin në një karrocë të harruar në një stacion treni, ishin të dy të papunë, pa para në xhep dhe pa një shtëpi deri në momentin që John gjeti një punë si shofer autobuzi.
Më tej infertilitieti e rëndonte akoma më tepër gjendjen e tyre nga pamundësia financiare për të përballuar procedurën IVF si dhe njëkohësisht ishte një eksperiencë shumë stresuese për Lesley-n. Në një intervistë për Daily Mail kohë më pas ajo
shprehet: “Nuk ndihesha si të gjitha gratë e tjera; ndihesha e anormale dhe jo një grua e vërtetë. I thashë John-it që të shkonte dhe të gjente një grua tjetër.”
Në vitin 1977, John fitoi £750 nga një llotari për një ndeshje futbolli me të cilat arriti të paguante një trajtim IVF por kjo situatë ndryshoi pas ardhjes në jetë të Louise, fëmija i parë nga IVF. Kjo pasi familja Brown fitoi të ardhura nga shitja e të drejtave ekskluzive për intervista apo fotografi.
Lindja e Louise Brown u raportua ekskluzivisht nga Daily Mail për shumën prej 600.000$. Lesley dhe John qëndruan shpresëplotë dhe të gëzuar pavarsisht të gjitha komenteve negative që u drejtuan ndaj tyre. Ata vazhduan të flisnin për historinë e tyre në të gjithë botën duke u bërë përkrahësit më të mëdhenj të procedurës IVF.
Loise, pra fëmija i parë nga IVF, jeton sot në Oldham me bashkëshortin e saj Ëesley Mullinder. Ata u njohën kur Louise ishte 24 vjeç, u martuan 2 vite më pas dhe nga kjo martesë lindën 2 djem, Cameron 14 vjeç dhe Aiden 8 vjeç.
Louise ka qenë në vëmendjen e mediave përgjatë gjithë jetës, por sot ajo e përdor të gjithë këtë vëmendje për të hequr stigmën që lidhet me infertilitetin dhe trajtimin me IVF.
Në librin në nder të saj “Jeta ime si bebja e parë në tub” ajo është shprehur: “ Çiftet vuajnë shumë stres emocional dhe psikologjik. Unë mendoj që asnjë çift nuk duhet të jetë i dëshpëruar nga mosrealizimi i ëndrrës së prindërimit. Nëpërmjet shoqatës time ART Fertility Clinic India do punoj për të bërë të mundur që të gjithë ata që kanë nevojë për IVF të kenë mundësi ta bëjnë dhe të gjithë të kenë mundësi për të realizuar ëndrrën e prindërimit.”
Pavarësisht rrethaneve të jashtëzakonshme të lindjes së saj, Louise jeton një jetë normale. Ajo punoi si kujdestare fëmijësh në të 20-tat dhe aktualisht punon në një kompani në Bristol. Fjala “shtëpi” do të thotë shumë për të. Nëna e saj i ka mbajtur me kujdes gjithçka lidhet me shtatzëninë duke filluar nga letrat e takimeve në spital, te letrat e shkëmbyera me gazetarët e deri te një film i bërë nga Carl Foreman. Midis këtyre kujtimeve është edhe një letër drejtuar asaj më 6 Dhjetor 1977 nga Edwards dhe në të cilën shkruhet:
E dashur Znj.Brown,
Doja vetëm t’ju thoja se rezultatet tuaja të hershme në gjak dhe urinë janë shumë shpresëdhënëse dhe tregojnë që jeni në fazat e para të shtatzënisë. Ju lutem merreni me
qetësi – mos bëni ski, ngjitje në mal apo cdo gjë të lodhshme duke përfshirë këtu edhe pazaret e Krishtlindjeve!
Nëse do të dëshironit të më kontaktonit për çfarëdo arsye para se të takoni Dr. Steptoe javës që vjen, më telefononi në laborator 022365069 ose në shtëpi 022354019. Gjihë të mirat!
I juaji, Dr. R.G.Edwards
Të gjitha këto kujtime u gjetën në dollapin e Lesley pas vdekjes së saj si pasojë e një komplikacioni të një infeksioni në kolecist në 6 Qershor 2012. Ajo kurrë nuk u pendua për zgjedhjen e saj.
Përshtati në shqip;
Dr. Marsel Haxhia
Embriolog/Klinika e Fertilitetit Hygeia