Kontakt +355 4 23 90 000 [email protected]    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Archives

Shërbimet Mjekësore

Urologjia

By Hygeia Hospital Tirane -
  • Informacion i Përgjithshëm
  • Patologjitë e trajtuara
  • Proçedurat

Urologjia është dega e mjekësisë që merret me diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të traktit urinar të mashkullit dhe femrës, si dhe sistemin riprodhues të mashkullit, duke përfshirë veshkat, gjëndrat e veshkave, uretrat, fshikëzën urinare, testikujt, epididimisin, vas deferensin , vezikulën  seminale, prostatën dhe penisin.

Teknologjia e jashtëzakonshme në Urologji e cila ofrohet në Departamentin e Urologjisë në Spitalin “Hygeia” Tiranë përfshin zhvillimet më të reja në fushën kirurgjikale për të kryer operacionet minimale invazive të asistuara me lazer dhe me ultratinguj në kohë reale ose ndërhyrjet endoskopike fibro optike në kirurgjinë  urologjike pediatrike, endo urologjinë , urologjinë femërore, onkologjinë urologjike, neuro-urologjinë, andrologjinë , urologjinë rindërtuese, nefro-litotominë perkutane, kirurgjinë retrograde intrarenale, për gurët në veshka etj.

Ekipi i Kirurgjisë Urologjike udhëhiqet nga mjeku i mirënjohur dhe me shumë eksperiencë Dr. Spyridon Gouvalis, me ekspertizë të gjerë në fushën e Urologjisë onkologjike dhe asaj rindërtuese,  i cili në bashkëpunim edhe me të gjithë stafin e mjekëve të këtij Departamenti realizon në mënyrë të suksesshme të gjitha procedurat urologjike duke i dhënë prioritet maksimal  kujdesit për pacientin para dhe pas çdo procedure. Stafi i mjekëve Urologë janë të lidhur ngushtë dhe bashkëpunojnë në harmoni të plotë me shumë specialitete të tjera si me  onkologjinë mjekësore, nefrologjinë, gjinekologjinë, andrologjinë, kirurgjinë pediatrike, kirurgjinë kolorektale, gastroenterologjinë, radiologjinë onkologjike dhe endokrinologjinë.

Për më tepër informacion mbi këtë departament, lutemi të ndiqni videon si më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=FLn_9j6mbuc

Spektri i patologjive mjekësore dhe kirurgjikale të trajtuara nga stafi I mjekëve Urologë përfshin:

1. Infeksionet e traktit urinar

2. Hiperplazinë beninje të prostatës

3. Lithiasis – gur në veshk në ureter ose në fshikëz

4. Anomali kongjenitale të fëmijëve sic është refluksi vezikoureteral, lagia e krevatit (enuresis), obstruksioni i nyjes së ureter- legenit, hipospaditë kriptorkidizmi  (testikuj që nuk kanë zbritur).

5. Inkontineca e stresit te femrat

6. Dëmtime traumatike në pelvis

7. Kancerin e prostatës

8. Kancerin e veshkave

9. Kancerin e fshikëzës

10. Kancerin e testikujve

11. Kancerin e  penisit

12. Tumore retroperitoneale

Kanceri i veshkave ose kanceri renal: Kirurgjia e cila realizohet duke hequr të gjithë veshkën dhe që hyn tek trajtimet më të zakonshme. Megjithatë, për të zhdukur tumorin, në shumicën e rasteve në spitalin tonë tumori hiqet duke realizuar vetëm heqje të pjesshme të veshkës  e tumoreve duke ruajtur pjesën e mbetur normale të veshkës.

Kanceri i prostatës: Qasja standarde është prostatektomia radikale, domethënë heqja e të gjithë gjëndrës së prostatës, vezikulave seminale dhe vas deferensës me një teknikë që ruan nervin. Një përqindje e madhe e pacientëve me kancer të prostatës,pas kirurgjisë së aplikuar rifitojnë, brenda një periudhe kohore  6-12 mujore, aftësinë e kontinencës dhe funksionit seksual, në çdo patologji të trajtuar.

Kanceri i fshikëzës: Cistectomia është teknika kirurgjikale që bën heqjen totale radikale ose pjesore të fshikëzës urinare. Në rastin e cistektomisë radikale, teknikat kryesore të diversioneve urinare të përdorura në departamentin tonë janë kanali ileal, formacionet mbuluese të shtresës kontinentale dhe zëvendësimet e neofshikëzës duke përdorur segmente të zorrëve.

Transplanti i Veshkave

By Hygeia Hospital Tirane -
  • Informacion i përgjithshëm
  • Vleresimi perpara Transplantit
  • Transplanti me donator te gjalle

Për një person të diagnostikuar me Sëmundjen Terminale të Veshkave ka disa trajtime të mundshme si Hemodializa, Dializa Peritoneale dhe Transplanti. Transplanti i veshkave është trajtim i zgjedhur nga pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, Transplanti I veshkave rezulton në më shumë se dyfishim të jetëgjatësisë, krahasuar me dializën.

Cila është përparësia e Transplantit të Veshkave krahasuar me alternativën tjetër të trajtimit “shumë vite dializë”?

Dializa është një trajtim që shpëton jetën e pacientit që vuan nga sëmundja terminale e veshkave, por ajo mund të kryejë vetëm 10-15% të punës së një veshke normale, ndërkohë që një veshkë e transplantuar mund të kryejë 50-85% të punës së dy veshkave normale. Përveç kësaj, personat që I nënshtrohen transplantit të veshkës nuk kanë nevojë për orë të zgjatura trajtimi me dializë.

Në Spitalin Hygeia, për heqjen e veshkës së dhuruesit, mjekët tanë aplikojnë një nga teknikat më të avancuara për kohën që  është NEFREKTOMI NËPËRMJET RETROPERITONEOSKOPISË, teknikë e cila i jep mundësi dhuruesit të kthehet në shtëpi brenda 2-3 ditëve pas ndërhyrjes.

Përsa I përket ditë qëndrimit në spital (hospitalizimit) të pacientit që merr veshkën, kjo gjë varet nga koha që do t’i duhet veshkës së tij/saj të re të fillojë të punojë si dhe nga gjendja e tij/saj pas operacionit. Gjithësesi, eksperienca tregon se se shumica e pacientëve që i nënshtrohen ndërhyrjes së transplantit qëndrojnë të hospitalizuar (shtruar) në spital afërsisht 7-14 ditë.

Spitali Hygeia Tiranë ka Njësinë e saj të Transplantit të Veshkave, Njësi kjo e pajisur me aparaturat nga më bashkëkohoret dhe salla kirurgjikale nga më modern dhe ku ofrojnë shërbim të kualifikuar dhe profesional një ekip mjekësh specialist me një eksperiencë të gjerë në fushën e Transplantit, ekip I cili drejtohet nga mjeku kirurg për Transplantet Dr. Baris Emin Akin, me një eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë në SHBA dhe Turqi.  Në këtë Njësi, për të gjithë pacientët aplikohet një program i mirëpërcaktuar dhe I ndërtuar konform protokolleve bashkëkohore si dhe pacientëve ju ofrohet edhe një program afatgjatë i ndjekjes së tyre pas ndërhyrjes së transplantit.

Të gjithë këta komponentë bëjnë të mundur që proçedurat e Transplantit të Veshkave në Spitalin Hygeia të rezultojnë me sukses dhe me një ecuri shumë të mirë. Një transplant veshke I suksesshëm përmirëson cilësinë e jetës dhe ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e veshkave.

Për më shumë informacione mbi proçedurat, ekipin mjëkësor dhe eksperiencat tona në këtë fushë, mund të vizitoni faqen tone zyrtare : www.kidneytransplantation.al

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=ydx6zMz-TV0

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al

A këshillohet transplanti për këdo që vuan nga sëmundja e veshkave?

Nisur nga fakti që proçedura (operacioni) i Transplantit të veshkave zgjat rreth 3-4 orë,jo të gjithë pacientët me sëmundje të veshkave janë të pershtatshëm nga ana mjekësore për ta përballuar këtë proçedurë.

Pacientet me sëmundje të rëndë të zemrës, me histori për aksident cerebral (goditje në tru) ose sëmundje vaskulare periferike këshillohet më mirë të vazhdojnë me dializën në vend të transplantit. Pacientët që kanë histori personale me kancer (përveç kancerit të lëkurës) në përgjithësi, përpara se t’i nënshtrohen transplantit,  duhet të presin 5 vjet, pas përfundimit të trajtimit nga kanceri.

Pacientët që kanë forma të caktuara të sëmundjes së veshkave, që mund të rishfaqen në veshkën e transplantuar, për ta është e më e këshillueshme  të përshtaten në dializë sesa të bëjnë transplante të përsëritura.

Për secilin nga rastet e mësipërme, Mjeku nefrolog specialist do të diskutojë me ju mbi gjendjen aktuale tuajën dhe do ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur.

Vlerësimi i pacientit përpara transplantit

Pacientët mund të vlerësohen nëse janë të përshtatshëm për t’ju nënshtyar proçedurës së transplantit përpara se të fillojnë dializën. Ekzaminimet që kryehn në këtoj raste varen nga një sërë faktorësh, përfshirë edhe moshën si dhe shkakun e sëmundjes së veshkave.

Ekzaminimet që rekomandohen janë

• Analiza gjaku për të përcaktuar grupin e gjakut, tipizimin indor, testimi për hepatit B, C, HIV dhe viruse të tjera

• Vlerësim dentar (nga dentisti)

• Radiografi toraksi

• Ekzaminim kardiak

• Ekzaminim pulmonar

• Ekografi abdominale

• PAP test (femra)

• PSA (testimi për sëmundje të prostatës te meshkujt)

• Pacientët në  moshë të thyer, ata që kërkojën të bëjnë një transplant të dytë, apo pacientet me diabet duhet të kryejnë edhe koronarografi

• Vlerësim psikologjik për të përcaktuar përgatitjen emocionale

Gjithashtu pacienti mund të ketë nevojë për ekzaminime më të specializuara, si ajo për vezikën urinare ose për organe të tjera, gjë që vlerësohet dhe vendoset nga mjeku nefrolog.

Në varësi të rezultateve të këtyre ekzaminimeve pacienti mudn të ketë nevojë t’I nënshtrohet edhe proçedurave të mëtejshme përpara se të kryhet transplanti.

Të afërmit e pacientit janë dhuruesit më të mirë të mundshëm, megjithatë, me përparimet në medikamentet që aplikohen për parandalimin e flakjes së veshkës nga trupi, gjithkush mund të konsiderohet dhurues i mundshëm nëse ai/ajo ka një grup gjaku të përshtatshem dhe një tip indi të favorshëm.

 

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al

Transplant me donator i gjallë kemi atëherë kur veshka dhurohet nga një person që jeton

Kush mund të jetë dhurues  i veshkës?

Donatorët e gjalle janë ata që në mënyre vullnetare dhurojnë veshkën e tyre dhe zakonisht janë motra, vëllai, ose prindërit dhe më rrallë mund të jenë të afërmit si xhaxhai, daja, halla, tezja, i biri, e bija, por mund të jenë edhe bashkeshorti/ja e pacientit e pacientit të sëmurë në rast se ka përputhshmëri.

Dhuruesi duhet të jetë mbi moshën 21 vjeç dhe çdo person që është kandidat për dhurues të mundshëm do t’I nënshtrohet një vlerësimi mjekësor individual.

Ndërkohë që nuk ka një kufi për moshën maksimale të lejuar për personat që dhurojnë veshkën, çdo person i shëndetshëm midis moshës 18-60 vjeç janë kandidatë për dhurim veshke, vlen të theksohet fakti që personat në moshë të thyer kanë më pak shanse për të rezultuar të shëndetshëm nga ekzaminimet që bëhen gjatë vlerësimit individual të donatorit.

Transplanti nga dhurues të gjallë ka një sukses në kohëzgjatje më të lartë krahasuar me transplantin nga donatorë që kanë vdekur. Për disa grupe donatorësh të gjallë ky sukses është mjaft i konsiderueshëm; për shembull nëse kemi një të afërm me përshtatshmëri të plotëatëherë në të tilla raste veshka e re zgjat deri në dyfishin e kohës krahasuar me një veshkë të marrë nga një dhurues i vdekur.

Për ekipin e mjekëve që realizojnë proçedurat e transplanteve  Shëndeti i donatorit, pra I atij qe dhuron veshkën, është gjithmonë preokupimi më i madh dhe prioritet maksinal.

A mundet të jetosh shëndetshëm edhe me një veshkë?

Po, personat që jane vlerësuar si të shëndetshëm për dhurim nga ekipi i transplantit mund të jetojnë shëndetshëm edhe me një veshkë, sepse veshka që mbetet kompenson edhe funksionet e veshkës që mungon.

A është e dhimbshme proçedura e dhurimit të veshkës?

Gjate ndërhyrjes për heqjen e veshkës donatori nuk ndjen asnjë lloj dhimbje si rezultat i mjekimit që aplikohet paraprakisht. Në Spitalin Hygeia këto lloj proçedurash realizohen me teknikën bashkëkohore të quajtur nefrektomi laparoskopike, dhe sajë kësaj teknike dhimbja dhe diskomforti janë shumë më të pakta krahasuar me kirurgjinë e hapur që aplikohej rëndom më parë..

Kur vendoset veshka e dhuruar te pacienti?

Dhuruesi i veshkës dhe marrësi (pacienti) i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në të njëjtën kohë.

Sa kohë i duhet dhuruesit për tu shëruar?

Bazuar në statistikat, në pjesën më të madhe të rasteve dhuruesi rekuperohet brenda 3 ditëve pas kryerjes së operacionit.

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al

Toksikologjia

By Hygeia Hospital Tirane -

Toksikologjia është shkenca e cila merret me studimin e efekteve të dëmshme të kimikateve apo agjentëve fizikë të tillë si barnave, ndotësve mjedisore, dhe substancave të pranishme në ushqim, ujë, ajër dhe tokë mbi organizmat e gjalla.

Shërbimi i Urgjencës

By Hygeia Hospital Tirane -
  • DEPARTAMENTI I URGJENCAVE MJEKЁSORE
  • SHЁRBIMET MJEKЁSORE
  • URGJENCA MJEKЁSORE

Departamenti I Urgjencës i Spitalit Hygeia Tirane është i pozicionuar në katin përdhe të ndërtesës dhe ka një korsi të posacme për automjetet, duke mundësuar kështu një akses të dretpërdrejtë të pacientëve shumë pranë hyrjes së Urgjencës.

Në këtë Departament do të gjeni një staf Mjek & infemier të specializuar dhe të përkushtuar ndaj pacientëve, të cilët ofrojnë  përkujdesje, diagnostikim dhe trajtim 24 orë në ditë/365 ditë të vitit duke mbuluar të gjithë spektrin e urgjencave mjekësore, me mbi 500 raste urgjencash të trajtuara në muaj.

Synimi i këtij Departamenti është ofrimi i shërbimeve me cilësie të lartë dhe profesionalizëm, transporti i shpejtë dhe i sigurt i pacientëve, minimizimin në maksimum të kohës së pritjes në Urgjencë, si dhe rekuperimin sa më të shpejte të pacientëve nga pikëpamja mjekësore. Të gjitha këto ofrohen në ambiente moderne dhe komode, të pajisura me aparatura dhe pajisje bashkëkohore dhe ku aplikohen protokollet dhe standartet bashkëkohore mjekësore për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi çdo rasti urgjence.

Ky Departament në funksionimin e tij të përditshëm bashkëpunon ngushtësisht dhe asistohet 24 orë në ditë nga Departamenti i Laboratorëve dhe ai i Imazherisë (ekzaminime ekografike, grafi, CT-skaner, Rezonance Magnetike) me qëllimin e vetëm për të patur një diagnozë sa më të saktë dhe zgjidhje sa më të shpejtë të rasteve mjekësore që paraqiten.

Urgjenca Hygeia ka në përbërje të saj, mjekë specialist të urgjencës të cilë ofrojnë shërbim 24 orë/7, dhe përkatësisht janë:

  • Kardiologë
  • Kirurgë të përgjithshëm
  • Gjinekologë
  • Anestezist-reanimatorë
  • Pediatër
  • Neurokirurg
  • Neurolog
  • ORL
  • Ortoped

Per me teper informacione mbi urgjencen e spitalit Hygeia, jeni te lutur te ndiqni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=8o5ZcAEGsY8

Departamenti i Urgjencës trajton raste të Urgjencave Mjekësore si më poshtë:

  • Në fushën e Neurologjisë: dhimbje koke, hemorragji cerebrale, meningitet, encefalitet etj
  • Në fushën e kardiologjisë: dhimbje gjoksi, infarkt I muskulit të zemrës, aritmi të ndryshme,tension I larte I gjakut etj.
  • Në fushën e pneumologjisë: Pneumoni, astma bronkiale, tromboembolia, insuficenca respiratore etj.
  • Në fushën e kirurgjisë abdominale (të barkut) : dhimbje e fortë barku, gurë në tëmth, gur në veshka
  • Në fushën gastrointestinale: Hemoragjite nga varicet e ezofagut, hemorragjitë nga ulcerat e stomakut dhe duodenit etj.
  • Traumat e ndryshme: automobilistike, fraktuara të gjymtyrëve të poshtme dhe atyre të sipërme
  • Probleme obstetrikale dhe gjinekologjike
  • Problemet e moshes pediatrike (0-14 vjec)

9-      Shërbime të urgjencës për gjendjet febrile (temperaturë e lartë), gastroenteritet (të vjella dhe diarre), dhimbje të shpinës (hernie diskale) si dhe për probleme të tjera shëndetësore që përbëjnë urgjenca mjekesore

Spitali Hygeia Tiranë ka vënë në dispozicion të departamentit të Urgjencës  2 Autoambulanca të pajisura me të gjitha pajisjet dhe aparaturat mjekesore të nevojshme për të përballuar të gjitha llojet e Urgjencave Mjekësore te tilla si Defibrilator, monitor kardiak, Respirator, O2 terapi etj, duke improvizuar një minispital lëvizës. Përvec faktit që janë të mirëpajisura, shoferët tanë janë të trajnuar në drejtimin e autoambulancave dhe në bashkëpunim edhe me stafin mjekë dhe infermierë ata sigurojnë shërbimin më të mirë të mundshëm  që në momentin e pare të marrjes së pacientit në ambulancë, që në të shumtën e rasteve kthehet në një faktor dominant për jetën e pacientit. Shërbimi I transportit me ambulancë është I disponueshëm 24 orë në ditë/365 ditë të vitit, dhe mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sëmundjet Infektive

By Hygeia Hospital Tirane -

Departamenti i Sëmundjeve Infektive pranë Spitalit Hygeia ka si aktivitet të tij parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive në përgjithësi. Bazuar në organizimin e brendshëm të Spitalit, ky Departament kujdeset për pacientët që i përkasin grup moshave mbi 14 vjec. Kujdesi i pacientëve në grup mosha nga 0-14 vjec kryhet nga mjekë specialistë të sëmundjeve infektive të Departamentit të Pediatrisë. Disa nga sindromat apo sëmundjet që trajtohen nga specialistët e këtij departamenti mund të përmendim;

  • Infeksionet me origjinë nga viruset( mononukleoza infektive, Herpes Viruset, VHZ, influenza, hepatitet virale etj).
  • Infeksionet me origjinë nga ushqimet( helmimet ushqimore, Gastroenteritet, etj)
  • Infekionet me origjinë nga kafshët( bruceloza, leptospiroza, leshmanioza,rikeziozat etj)
  • Infeksionet e ndryshme parazitare( askaridozat, oxiuret, shiritet etj)
  • Infeksionet sexualisht të transmetueshme( gonorrhea, clamidia, Hiv, mykoplasma etj.
  • Infeksionet e sistemit nervor qendror(meningitet, Encefalitet, discitet etj)
  • Gjendjet septike me origjinë të ndryshme, si dhe në bashkëpunim me specialistë të ndryshëm trajtojmë dhe gjendjet febrile të zgjatura me shkak të panjohur.

Për më tepër informacion mbi departamentin, jeni të lutur të ndiqni artikujt në vijim:

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/250-fare-duhet-te-dime-mbi-infeksionet-seksualisht-te-transmetueshme

Page 1 of 8123›»

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...


Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: [email protected]
© 2024 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.