Pediatria
Klinika Pediatrike Hygeia është një klinikë gjithëpërfshirëse dhe nga më bashkëkohoret në Rajon. Përpos ambjenteve komode dhe të standartave ndërkombëtare si dhe teknologjisë së avancuar që kjo Klinikë disponon, stafi I mjekëve specialist pediatër, ofron për pacientët e vegjël, , shërbim 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit.
Klinika pediatrike Hygeia ofron mjekë pediatër me kohë të plotë në çdo ditë të vitit duke mbuluar të gjithë gamën e shërbimeve dhe trajtimeve mjekësore në ndihmë të pacientëve të moshave pediatrike, qofshin këta ambulatorë dhe të hospitalizuar.
Në dispozicion të kësaj Klinike janë edhe 8 dhoma shtrimi super komode dhe moderne, ku ofrohet shërbim infermieror i specializuar 24 orë në ditë, duke asistuar me profesionalizëm dhe përkushtim të gjithë rastet që kanë nevojë për hospitalizim (shtrim në spital), nga ato rutinë (ditore) deri te ato më të komplikuarat.
Përveç dhomave të vizitave dhe atyre të shtrimit, Klinika është e pajisur edhe me një kënd lojrash për fëmijët, kjo me qëllimin e vetëm që fëmijëve t’ju krijohet një ambient sa më miqësor dhe të kenë mundësi të kalojnë kohën dhe të harrojnë që ndodhen brenda ambienteve spitalore.
Për të qenë më pranë nevojave të pacientëve tanë Spitali ofron edhe karta Pediatrike të personalizuara të cilat ofrojnë benefite të shumta si nga ana mjekësore ashtu edhe financiare, si për rastet e pacientëve ambulatorikë ashtu edhe të hospitalizuar. Kartat kanë afat vlefshmërie 1-vjeçar.
Vizioni ynë:
Ofrimi I shërbimeve pediatrike të cilësisë së lartë si dhe trajtim të plotë për fëmijët e hospitalizuar, duke kombinuar eksperiencën e stafit të kualifikuar mjekësor dhe atij ndihmës (infermier & sekretare). Synim kryesor kemi të ofrojmë shërbimeve mjekësore dhe trajtimeve bashkëkohore të krijojmë edhe një ambient sa më miqësor dhe familjar për pacientët e vegjël dhe familjarët e tyre, me besin të plotë se vetëm familjarët dhe mjeku pediatër e di se cfarë është më e mira për fëmijën, ne veprojmë si një skuadër e vetme për të ofruar më të mirën e mundshme dhe zgjidhjen optimale të çdo problematike mjekësore.
Stafi mjekësor dhe infermieror i Klinikës Pediatrike Hygeia është I përkushtuar të ofrojë një përkujdesje të veçantë për fëmijët pacientë dhe familjarët e tyre, me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave dhe kërkesave të paciëentëve të vegjël.
Pjesë e stafit mjekësor të kësaj Klinike janë mjekë pediatër të specialiteteve të ndryshme si:
- Mjek pediatër kirurg
- Mjek pediatër infeksionist
- Mjek pediatër i anestezist
- Mjek pediatër kardiolog
- Mjek pediatër i përgjithshëm
Duke formuar kështu një ekip të mirëformnuar mjekësor dhe mbi të gjitha me shumë eksperiencë, të aftë të ofrojnë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe për ti dhënë zgjidhje optimale cdo patologjie mjekësore. Stafi infermieror i kësaj Klinike përbëhet nga infermierë të specializuar kryesisht për të asistuar nga pikëpamja mjekësore fëmijët dhe nevojat e tyre specifike. Spitali Hygeia Tiranë është I vetmi Spital privat në vend që ofron shërbimin e kirurgjisë pediatrike duke mbuluar të gjithë gamën e patologjive kirurgjikalë të moshës pediatrike. Ky shërbim në Spitalin Hygeia realizohet në mënyrë të suksesshme nga një staf mjekësh kirurgë dhe anestezistë pediatër të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë në këtë fushë.
Po kështu një tjetër shërbim unik që ofrohet në Spitalin Hygeia Tiranë është edhe Imazheria Pediatrike e cila është e pajisur me teknologji të avancuar mjekësore dhe mjekë pediatër imazhersitë të kualifikuar në Universitetet më në zë në botë dhe me shumë eksperiencë ofrojnë diagnostikimin imazherik të pacientëve pediatrikë, si për ata ambulatorikë edhe ata të hospitalizuar, duke filluar nga të porsalindurit, foshnjet dhe fëmijët të të gjitha moshave deri në 16 vjeç.