DIABETI / KOMPLIKACIONET QË SHKAKTON NË ORGANIZËM
Diabet = Të jesh nën kontroll të vazhdueshëm
Të kujdesesh për veten kur je me Diabet kërkon përpjekje. Personat me Diabet duhet të kontrollojnë në mënyrë të rregullt nivelin e sheqerit në gjak, të ushqehen shëndetshëm dhe në mënyrën e duhur, të merren me aktivitet fizik dhe sigurisht të marrim në mënyrë të rregullt mjekimet.
Të ndjekurit në mënyrë rigoroze të këtyre rregullave bën një diferencë të madhe sepse ju ndihmon të evitoni probleme madhore që mund të dëmtojnë nga ana shëndetësore organizmin. Prandaj jini të rregullt dhe ndiqni me përpikmëri planin tuaj të trajtimit të përshkruar nga mjeku sepse vetëm në këtë mënyrë mund ngadalësoni ose t’i parandaloni komplikacionet që shkakton kjo sëmundje në organizmin tuaj.
Sëmundje të gojës (probleme me mishrat e dhëmbëve & kavitetin oral)
Personat me Diabeti janë më të prirur për t’u prekur nga infeksionet orale të tilla si sëmundje të mishrave të dhëmbëve ose një lloj infeksioni mykotik që mund të shkaktojë plagë të bardha të dhimbshme. Niveli i lartë dhe i pakontrolluar i sheqerit në gjak bën që këta persona të jenë më të prirur për të krijuar pllaka dentare dhe kavitet oral.Një studim i vitit 2015 zbuloi se personat me Diabet humbasin dhëmbët dy herë më shumë se ata që nuk janë të prekur nga kjo sëmundje. Prandaj sigurohuni që të flisni me dentistin mbi problemet tuaja si dhe vazhdoni të kujdeseni për dhëmbët duke i larë dhe pastruar rregullisht.
Probleme me shikimin
Diabeti mund të shkaktojë Glaukoma (sëmundje progresive e nervit optik) ose Katarakt të syrit (perde e syrit). Diabeti gjithashtu mund të dëmtojë enët e gjakut të retinës në pjesën e pasme të syrit, problem ky të cilin mjekët e quajnë retinopati diabetike.Të gjitha këto gjendje mund të përkeqësojnë shikimin tuaj dhe mund të çojnë deri edhe në verbëri. Prandaj është shumë e rëndësishme që në momentin e parë që vini re se shikimi juaj po zbehet (dobësohet) atëherë drejtohuni menjëherë për konsuktë të mjeku oculist.
Dëmtime nervore
Shumë persona me Diabet pësojnë dëmtime nervore që njihen me termin Neuropati. Këto dëmtime mund të shfaqen kudo në trup, por më së shumti preken krahët, duart dhe këmbët, gjendje kjo të cilën mjekët e quajnë Neuropati periferike. Simptomat dalluese të kësaj gjendje përfshijnë një ndjesi shpimi si me gjilpërë, mpirje, dobësi të muskujve ose dhimbje. Një lloj tjetër gjendje është Neuropatia autonome që ndikon në urinim, sex, proçesin e tretjes apo edhe funksione të tjera të organizmit. Por, nëse nuk jeni mbipeshë dhe mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak atëherë, jeni më pak të rrezikuar për t’u prekur nga të tilla patologji. Në rast të kundërt nëse vini re simptomat e mësipërme drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.
Probleme me këmbët
Në rastet kur Diabeti dëmton nervat e këmbëve mpirja që shkaktohet në të tilla raste bën që të mos kuptoni (ndjeni) në kohë dëmtimet ose infeksionet që mund të keni në këtë zonë, gjendje kjo që mund të vështirësojë edhe qarkullimin normal të gjakut po në këtë zonë. Të gjitha këto së bashku mund shkaktojnë aq shumë dëme që mund të çojnë deri edhe në amputim (prerje) të gishtave ose të këmbës. Për të evituar sa më shumë të jetë e mundur këto probleme këshillohet të mos pini Duhan dhe të merreni rregullisht me aktivitet fizik, gjithashtu e rëndësishme është të kontrolloni këmbët, mbajini të pastra dhe të hidratuara, mbathni këpucë të rehatshme dhe më e rëndësishmja mos neglizhoni asnjë ankese apo simptomë por, në rastin më të parë, drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.
Probleme me Lëkurën
Problemet (ndryshimet) në lëkurë ndodhin për shkak të infeksioneve të cilat janë më të shpeshta te personat me Diabet. Në të tilla raste ju mund keni kruarje, mund të ndjeni që lëkura është me hollë ose më e trashë ose mund të vini re plasaritje ose njolla në lëkurë. Problemet me lëkurën mund të shkaktohen edhe nga problemet me qarkullimin e gjakur apo neuropatitë që shkakton Diabeti.
Probleme me Tretjen
Nervi vagus është përgjegjës për përpunimin, tretjen dhe lëvizjen e ushqimit. Në rastet kur Diabeti e dëmton këtë nerv proçesi i tretjes ngadalësohet duke shkaktuar urth, të përziera, të vjella, fryrje të stomakut, ndiheni shumë të ngopur (të fryrë) pas ngrënies dhe humbje të oreksit. Në këto raste mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak ndihmon në parandalimin e problemit. Më së shpeshti ndodh që Neuropatitë të shkaktuara nga Diabeti ndikojnë edhe në funksionin e zorrëve duke çuar në Konstipacion ose Diarre, prandaj mbajtja e një dietë të shëndetshme ju ndihmon të parandaloni të tilla problematika.
“Strok-u” / Goditja në Tru
Strok-u ose siç e njohim Goditja në tru prek më së shumti personat me Diabet dhe nga ana tjetër tendenca është që preken personat në moshë të re. Strok-u ndodh atëherë kur një nga enët e gjakut që çon gjak në tru dobësohet, dëmtohet ose bllokohet. Kur indet e trurit nuk frunizohen mjaftueshëm me gjak ato mund të dëmothen përgjithmonë brenda disa minutave. Çfarë mund të bëni për të evituar Strok-un? Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak, kolesterolin dhe presionin e gjakut. Nivelet e larta të tyre paralajmërojnë shkallë të lartë rreziku për t’u prekur. Prandaj këshillohet që të ushtroni aktivitet fizik, të mbani një peshë trupore të shëndetshme dhe më e rëndësishmja stop duhanit.
Sëmundjet e Zemrës
Shkak më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose ateroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Personat me Diabet janë më të prirur për të qenë mbipeshë ose edhe probleme të tjera shëndetësore si hipertension dhe kolesterol të lartë, gjendje këto që shtojnë rrezikun për sëmundje të zemrës. Prandaj është thelbësore për ata me Diabet që të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme – aktivitet fizik, dietë e shëndetshme ushqimore, të masin në mënyrë të rregullt nivelin e sheqerit dhe kolesterolin, t’i thoni Jo Duhanit dhe të evitoni mjediset ku pihet Duhan.
Sëmundjet e Veshkave
Veshkat janë mbushura me enë të vogla gjaku të filtojnë mbetjet që largohen nga organizmi ynë nëpërjmet urinimit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak i mbingarkon këto filtra dhe me kalimin e kohës fillojnë problemet deri në momentin që pushojnë së funksionuari. Sa më të rregullt jeni në mbajtjen nën kontroll të nvelit të sheqerit në gajk dhe të tensionit aq më të larta janë shanset që të keni veshka të shëndetshme. Edhe nëse keni simptoma që kanë lidhje me sëmundjet e veshkave është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të menaxhoni sa më mirë nivelin e sheqerit në gjak.
Infeksionet
Diabeti bën që të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe për të shfaqur komplikacione. Personat me diabet kanë shanse më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, infeksionet respiratore, influencat stinore, pneumonia, infeksionet e traktit urinar, etj. Sigurohuni që të bëni vaksinat në kohë përfirë edhe ato kundër gripit.