Si të dallojmë shenjat e hershme që paralajmërojnë prezencën e Kancerit në organizëm
Ja cilat janë disa nga shenjat apo simptomat e Kancerit, që mund të jenë të përbashkëta si për meshkujt ashtu edhe për femrat, por edhe ato të specifike sipas gjinisë për të cilat duhet të tregoni shumë kujdes dhe më e rëndësishmja të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku.
- Humbja e Oreksit. Kjo simptomë mund të jetë e lidhur me shumë situata të ndryshme, që nga depresioni tek influencat e stinës të cilat bëjnë që të jemi më pak të uritur. Por nga ana tjetër, Kanceri mund të shkaktojë këtë efekt në organizëm duke ndryshuar metabolizmin, pra duke ndryshuar mënyrën sesi trupi juaj e kthen ushqimin në energji.
Kanceri i stomakut, pankreasit, zorrës së trashë, ovarit gjithashtu mund të ushtrojnë presion në stomak duke na bërë që të ndihemi shumë të ngopur për të ngrënë.
- Prezencë gjaku në jashtëqitje. Kjo është një simptomë karakteristike e Kancerit, por mund të jetë simptomë që shoqëron edhe një sërë situatash të tjera si ulçerat, hemorroidet, infeksionet ose plagë.Në rastet kur vëreni prezencë gjaku në jashtëqitje me shumë mundësi gjaku vjen nga trakti intenstinal pra prej ezofagut, stomakut ose zorrëve.Një mënyrë që mund të tregojë se nga vjen gjaku është duke vërejtur ngjyrën e gjakut pra nëse është apo jo në ngjyrë të errët. Nëse është në ngjyrë të kuqe të ndezur do të thotë që gjaku vjen nga rektumi ose nga fundi i zorrës, ndërsa në rast se është në ngjyrë të errët tregon që origjina e gjakut është nga zona lart si psh ulçera e stomakut. Pavarësisht shkakut, prezenca e gjakut në jashtëqitje është një këmbanë alarmi që ju sinjalizon që duhet të kryeni kontroll mjekësor që në të tilla raste mund të jetë një Kolonoskopi ose edhe ekzaminime të tjera që rekomandohen sipas rastit nga mjeku specialist.
- Prezencë gjaku në urinë. Në raste të tilla, pra kur vëreni gjak në urinë, mund të jetë shenjë që sinjalizon probleme me traktin urinar. Kjo mund të jetë simptomë e Kancerit në veshka ose fshikëz urinare por mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni, guri në veshka ose sëmundje të veshkave, prandaj paraqituni menjëhere të mjeku specialist dhe merrni diagnozën & trajtimin e duhur në kohë.
- Kollë e cila persiston për një kohë të gjatë. Kollë e zgjatur në kohë është tipike edhe në rastet kur jemi ftohur apo jemi me grip, por në të njëtën kohë është simptomë potenciale e Kancerit të mushkrive, që shoqërohet edhe me simptoma të tjera të tipit dhimbje gjoksi,humbje në peshë,ngjrije zëri, lodhje dhe marrje fryme. Prandaj është shumë e rëndësishme të drejtoheni menjëherë për kontroll te mjeku specialist sidomos nëse jeni duhanpirës.
- Ndiheni shumë i lodhur. Kjo është një ndër simptomat më të shpeshta të Kancerit dhe këtu nuk flasim për një ndjesi lodhje normale – pra po flasim për atë lloj lodhje ekstreme që nuk largohet. Në rast se edhe me ndryshimin e nivelit të aktivitetit fizik ose orë më të gjata gjumi gjendja juaj nuk përmirësohet atëherë, konsultohuni me mjekun tuaj.
- Temperaturë e lartë që zgjat në kohë. Në rastet kur keni temperaturë të lartë kjo është shenjë e prezencës së një infkesioni në organizëm. Por kjo simptomë është karakteristike edhe në disa tipe kanceri si Limfoma, Leuçemia, Kanceri i veshkave dhe mëlçisë. Temperatura në rastin e Kancerit rritet dhe ulet gjatë ditës, prandaj nëse keni temperaturë më të lartë se 38.5 prej disa ditësh duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
- Prezencë e një kokrre (mase) në qafë. Kjo mund të jetë shenjë e një infëksioni porn ë të njëjtën kohë mund të jetë një shenjë e hershmë që paralajmëron Kancer të gojës, fytit, tiroides ose larinksit. Masat që dalin si pasojë e Kancerit zakonisht nuk dhembin, por në rast se keni një të tillë që nuk largohet me kalimin e kohës dhe për më tepër rritet atëherë duhet te konsultoheni me mjekun.
- Djersitje gjatë natës. Kjo simptomë është simptomë e menopauzës te gratë e moshës së mesme, por në të njëjtën kohë është edhe simptomë e Kancerit apo infeksionit prandaj edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun.
- Ndryshimet në lëkurë. Një shenjë treguese e Kancerit të lëkurës një rritje në lëkurë që fillon të duket ndryhse ose një plagë që nuk shërohet. Rekomandohet të konsultoheni me mjekun dermatology nëse vëreni që:
- Bëhet më e madhe dhe trashë
- Ndryshon ngjyrë
- Ka formë me kufij të çrregullt
- Është më i madh se goma e një lapsi
- Nyje limfatike të fryrë (enjtur). Nyjet limfatike në pjesën anësore të qafës shfaqen zakonisht si pasojë e nje infeksioni dhe në raste më të pakta si pasojë e Kancerave si Limfoma ose Leuçemia të cilat bëjnë që limfonodulat (nyjet limfatike) të enjten. Kanceri i gjirit që është përhapur në organizëm mudn të shkaktojë enjtje të limfonodulave në sqetulla. Në rastet kur enjtja nuk largohet brenda javës atëherë konsultoheni me mjekun specialist.
- Vështirësi në gëlltitje. Ndjesia e prezencës së një mase (gunge) në fyt që është simptomë e zakonshme e urthit. Në raste të rralla, kur keni vështirësi në gëlltitje mund të jetë sinjalizojë prezencë të Kancerit në ezofag. Nëse kjo ndjesi nuk kalon apo përkeqësohet atëherë rekomandohet të konsultoheni me mjek.
- Rënie e pajustifikuar në peshë. 2 në 5 persona të diagnostikuar me Kancer kanë rënie në peshë dhe nuk ka asnjë shkak të qartë për këtë. Prandaj kontrollohuni nëse keni rënie të pashpjegueshme në peshë.
Simptomat e kancerit te Meshkujt
- Prezencë gjaku në urinë ose spermë. Prezencë në ngjyrë pink, kafe apo ngjyrë e kuqe në urinë ose spermë zakonisht nuk është asgjë për panik sepse mund të jenë të lidhura më Infeksionet, gurët në veshka, dëmtime ose zmadhim me natyrë jo kanceroze e prostatës gjendje këto që të gjitha shkaktojnë gjakderdhje.
Në rastë më të rralla mund të jenë simptoma të kancerit të prostatës ose fshikëzës së urinës prandaj duhet të paraqiteni te mjeku për të bërë analizën e urinë dhe ekzaminime të tjera për të përcaktuar burimin e gjakrrjedhjes.
- Gungë (enjtje) në testikuj. Ekzistenca e një gunge të padhimbshme është shenjë e mundshme paralajmëruese e Kancerit në testikuj. Por gunga mund të jetë edhe si pasojë e një dëmtimi ose hernie. Është e vështirë të përcaktohet shkaku vetëm nga simptomat prandaj duhet të drejtoheni te mjeku për t’u ekzaminuar.
- Dhimbje gjatë ejakulimit ose urinimit. Në rast se keni dhimbje gjatë urinimit ose ejakulimit (orgazmës) mund të jetë shenjë e një infeksioni ose enjtje e e gjendrës së prostatës ose uretrës. Por ka një mundësi që mund të jenë edhe simptoma të Kancerit të Prostatës, prandaj nëse dhimbja konsiston dhe nuk lehtësohet ju këshillojmë të drejtoheni për ekzaminime te mjeku specialist.
Simptomat e Kancerit te Gratë
Ndryshime ose prezenca e një gjendre në gji. Edhe pse është një simptomë dalluese e Kancerit të gjirit jo gjithmonë prezencë e një kokrre është kancer. Ato shpesh mund të jenë kiste të mbushura me lëng ose masë jokancerogjene.
Rekomandohet që të konsultoheni menjëhrë me mjekun specialist nëse vëreni ndonjë ndryshim apo prekni ndonjë rritje (kokërr) në gjoks, kjo me qëllim për të përcakuar diagnozën e saktë sepse Diagnostikimi I hershëm në të tilla raste shpëton jetë.
Po kështu kontrollohuni edhe nëse vini re ndryshime të tilla si:
- Skuqje të lëkurës rreth gjirit
- Dhimje në gji
- Ndryshime të thithave
- Gjendër nën sqetull
- Lëng që rrjedh nga gjiri pra që nuk është qumësht gjiri
Gjakrrjedhje midis periodave ose pas menopauzës. Gjakrrjedhja është normale gjatë viteve të riprodhimit të gratë, që janë menstruacionet 1 herë në muaj. Por kur gjakrrjedhja ndodh pas menopauzës ose jashtë periudhës normale të menstruacioneve kjo mund të jetë sinjal I prezencës së kancerit të endometriumit ose atij çervikal. Pra edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme të kontaktoni menjëherë me mjekun specialist për të identifikuar problematikën në kohë.
Mësoni të njihni dhe të lexoni trupin tuaj dhe çka është më e rëndësishmja mos neglizhoni asnjë nga simptomat e lartpërmendura apo çfarëdolloj simptome që vëreni por, drejtohuni menjëherë te mjeku specialist sepse – Diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.