HHT pjesë e aktiviteteve sensibilizuese kundër Kancerit të gjirit nën moton “ Shëndeti i gjirit varet nga ju, diagnostikimi I hershëm shpëton jetë”
Për të tretin vit rradhazi, Spitali Hygeia Tiranë ishtë një ndër partnerët dhe sponosrët kryesorë të aktiviteteve të organizuara nga Organizata e Grave Kristiane shqiptare (YWCA) të cilët në bashkëpunim edhe me Ambasadën Amerikane organizuan aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për Kancerin e Gjirit dhe sidomos mbi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve te rregullta mjekësore.
Këtë vit YWCA dhe Spitali Hygeia ishin prezent në qytetet veriore të Lezhës dhe Shkodrës, ku në bashkëpunim me Bashkitë e këtyre qyteteve, u organizuan takime informative me gra të shtresave të ndryshme shoqërore. Gjatë këtyre takimeve mjekë onkologë të Spitalit I informuan pjesëmarrëset mbi Kancerin e Gjirit, mbi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve të rregullta mjekësore të gjirit, si të kryhen vetë kontrollet e gjirit etj.
Në fund të këtyre aktiviteteve Spitali Hygeia ofroi për pjesëmarrëset e këtyre takimeve 150 kupona për Mamografi falas. Në 28 Tetor, YWCA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizuan në qendër të qytetit të Shkodrës një aktivitetet sensibilizues “Të ecim së bashku kundër Kancerit të gjirit”.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës dhe Ambasadorit Amerikan si dhe një numër I gjerë qytetarësh të cilët ju bashkëlidhën këtij aktiviteti duke përcjellë mesazhin “ Mbrojtja më e mirë është diagnostikimi I hershëm”. Spitali Hygeia ishtë pjesë aktive edhe këtij aktiviteti sensibilizues, ku përfaqësues të Spitalit shpërndanë për pjesëmarrësit broshura informative mbi kancerin e gjirit dhe këshilla sit ë mbrohemi nga kjo sëmundje.