HHT vazhdon misionin e saj në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, për të ofruar konsulta mjekësore falas për familjet në nevojë
Përgjatë muajit Nëntor, përkatësisht në 12 dhe 26 Nëntor, stafi mjekësor i Spitalit Hygeia vijoi në misionin e marrë përsipër në bashkëpunim me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” duke shkuar pranë familjeve të varfra dhe duke ofruar ekzaminime mjekësore falas përreth 10 familje në nevojë.
Për arsye se shumica e familjeve që u vizituan dhe që jetonin në kushtë shumë të vështira ekomonike, kishin në përbërje të tyre edhe shumë fëmijë të moshës nën 14 vjeç, pjesë e stafit mjekësor Hygeia ishte edhe mjeku pediatër me qëllim ofrimin e një ekzaminimi specifik mjekësor edhe për këto grup mosha. Në kuadër të këtyre iniciativave, në rastet kur identifikohen persona të cilët kanë nevojë për një ndjekje mjekësore të mëtejshme, Spitali Hygeia Tiranë bashkëpunon ngushtë me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” me qëllim ofrimin e mudësisë së trajtimit të mëtejshëm të rastit.