Njoftim për pozicion vakant
Spitali Hygeia Tiranë shpall vende të lira pune në pozicionet:
– Sekretar/e
– Punonjës Shërbimi
– Infermier/e, Mami
– Punëtor Mirëmbajtjeje
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin CV të detajuar bashkë me foto të fundit në [email protected] ose kopje fizike të cv-së në Departamentin e Burimeve Njerëzore -INTERNATIONAL HOSPITAL SH.A. – Km.1 I Autostradës TR-DR – Tiranë
1- Pozicioni: SEKRETAR/E
Spitali: INTERNTIONAL HOSPITAL SHA – KM1 i autostradës TR-DR
Turne: Turni 1-rë/ 2-të/ 3-të
Detyrat kryesore:
1. Të regjistrojë sipas proçedurës paraprakisht çdo lloj shërbimi spitalor që do kryhet.
2. Të faturojë të gjitha shërbimet mjekësore që pacienti ka kryer.
3. Të bashkëpunojë me Stafin Mjekësor dhe kolektivin e punës.
4. Dhënien e përgjigjeve të sakta dhe efikase për pyetjet e konsulentëve, sekretarëve, pacientëve dhe mjekëve.
5. Siguron që synimet e të ardhurave spitalore që u takon të hospitalizuarve të kalojnë në departamentin e shtrimit.
6. Sigurimi i përgjigjeve telefonike dhe trajtimi sipas standardeve të përcaktuara të kompanisë.
Kërkesat:
· Diplomë universitare
· Të punojë në grup dhe të jetë i/e gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik
· Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word
· Njohuri të mira të gjuhës angleze
2- Pozicioni: PUNONJËS SHËRBIMI
Spitali: INTERNTIONAL HOSPITAL SHA – KM1 i Autostradës TR-DR
Turne: Me tre turne
Detyrat kryesore:
1. Punonjësi i shërbimit të sigurisë ka për detyrë, të mbrojë jetën e personelit, pacienteve, vizitorëve dhe të ruajë pronën, duke garantuar veprimtarine normale të spitalit.
2. Të ndërhyjë dhe të parandalojë incidente dhe ngjarje me pasoja për shëndetin e personelit, pacientëve dhe vizitorëve.
3. Të veprojë dhe të informojë në kohë, për zgjidhjen e situatave të ndryshme.
4. Të mbrojë pronën e spitalit, nga dëmtimet, shpërdorimet dhe vjedhjet.
5. Të zbatojë procedurat e hyrjes, lëvizjes në spital të njerëzve dhe daljes nga territori i tij.
6. Të ndjekë, kontrollojë dhe ndërhyje në zbatimin e regjimit të brendshëm të spitalit (hapjen dhe mbylljen ambjenteve sipas orareve). Funksionimin e ashensorëve, daljet në raste emergjence etj.
7. Të sillet dhe të performojë, në punë, sipas Rregullores së Shërbimit të Sigurisë dhe Kodit të Etikës.
8. Të dokumentojë gjithë veprimtarinë gjatë shërbimit, sipas rregullores dhe procedurave.
Kërkesat:
· Arsim i mesëm.
· Preferohet, të ketë kurse policie apo trajnime në fushën e sigurisë.
· Të jetë i qetë, bashkepunues.
· Të punojë në grup dhe të jetë i gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik.
· Njohuri shumë të mira të programeve të paketes Microsoft Office.
3- Pozicioni: INFERMIER/E, MAMI
Spitali: INTERNTIONAL HOSPITAL SHA – KM1 i Autostradës TR-DR
Infermierët dhe Mamitë promovojnë dhe i japin përkujdesjen shëndetsore pacientit duke plotësuar proçesin infermieror; bashkëpunojnë me stafin Mjekësor dhe pjesëtarët e një ekipi shumëdisiplinor; sigurojnë mbështetje fizike dhe psikologjike për pacientët, miqtë dhe familjarët dhe mbikëqyrin pjesëtarët e ekipeve të caktuar.
Detyrat kryesore:
Aplikanti duhet të tregojë:
1. Mirëkuptim, njohuri, aftësi raportuese dhe përgjegjësi në kujdesin tërësor të pacientit.
2. Mjedis i sigurt përmes proçedurave të mëposhtme të kontrollit të infeksionit dhe parandalimit.
3. Përkushtim ndaj shërbimit të pacientit.
4. Komunikim efektivë dhe aftësi organizative dhe ndërpersonale.
5. Aftësi për të punuar efektivisht në një ambjent shumëdisiplinor.
6. Angazhimi personal për zhvillimin personal dhe profesional.
7. Angazhim në përmbushjen e Misionit të IH-së, aftësi dhe dëshirë në respektimin e këtyre parimeve.
Kërkesat:
· I diplomuar në një nga Universitetet e Akredituar, Universiteti i Infermierisë; preferohet edhe Master.
· Liçense Aktuale e Urdhrit të Infermierit.
· Ekseperiencë në çdo facilitet klinik do të merret në konsideratë.
· Të kuptojë Anglisht/ose Greqisht përbën një avantazh.
I raporton: Drejtorit të Infermierisë
4- Pozicioni: PUNËTOR MIRËMBAJTJE
Spitali: INTERNTIONAL HOSPITAL SHA – KM1 I Autostradës TR-DR
Turne: turni 1-rë_2-të_3-të
Detyrat kryesore:
1. Kryen shërbime rutine dhe të planifikuara të ndërtesës; lyerje, pastrim të kanaleve të largimit të ujerave, kontroll i ftohësve të ujit të pishëm,etj.
2. Të ngarkojë, të shkarkojë dhe të lëviz mobilje dhe paisje kur është e nevojshme.
3. Të kryejë detyra të tjera, të rëna dakord me Drejtorin/Supervizorin e departamentit.
4. Kryen shërbime të pakualifikuara, të përcaktuara në detyrat e departamentit teknik nga i cili varet.
5. Grumbullon mbetjet spitalore, në kushtet e sigurisë së shëndetit në punë, nga klinikat e ndryshme të Spitalit dhe i magazinon në vendin e caktuar përpara se ato të merren nga kompania kontraktuese e liçencuar.
Kërkesat:
· Shkollën tetëvjeçare, shkolla e mesme është një asset.
· Të punojë i pavarur ose në grup.
· Të punojë sipas rregullave të sigurimit teknik në pune.