MUAJI I KANCERIT TË GJIRIT
Në kuadër të Muajit të Kancerit të gjirit, Spitali Hygeia Tiranë për të qenë pjese e fushatave sensibilizuese për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për luftën kundër Kancerit të Gjirit, dhe rëndësinë e kontrolleve periodike, nën sloganin “
Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë” ofroi për periudhën Tetor – Janar 2015, kupona me çmim të reduktuar ku përfshiheshin ekzaminimet:
- Mamografi + Pap test
- Eko gjiri + Pap test
Totali i të ekzaminuarave : 2,500
Spitali Hygeia Tiranë ishtë një prej sponsorve kryesorë të aktivitetit “ Maratona e Jetës 2015” e organizuar në kuadër të Muajit të Kancerit të Gjirit nga Kompania Spazio Event Albania në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bashkinë Tiranë.
Spitali Hygeia Tiranë ishte pjesë e këtij eventi me një stendë promocionale ku përfaqësues të spitalit ofronin për vizitorët dhe pjesëmarrësit e këtij eventi informacione dhe broshura informative mbi parandalimin e Kancerit të Gjirit. Ndërkohë për tre fituesit e Maratonës Spitali Hygeia ofroi kupona falas check-up mjekësor dhe 50 kupona të tjerë me 50% zbritje për check-up mjekësor.