Prostata dhe patologjitë e saj më të shpeshta
Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.
Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e një gështenje dhe gjendet vetëm te meshkujt. Ёshtë e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (kanali që shërben për nxjerrjen e urinës jashtë trupit). Prostata ka si funksion prodhimin e një lëngu të trashë dhe të bardhë që i miksuar me spermatozoidet krijon spermën.
Me kalimin e moshës gjendra e Prostatës tenton të zmadhohet dhe patologjitë (sëmundjet) më të shpeshta që prekin atë janë:
- Zmadhimi i prostatës (zmadhim beninj)
- Prostatitis (inflamacioni i Prostatës)
- Kanceri i Prostatës
ZMADHIMI I PROSTATËS
Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh te meshkujt me kalimin e moshës. 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar.Ky është një zmadhim beninj I prostatës pra që nuk shkaktohet nga kanceri dhe nuk rrit rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.
Shenjat e zmadhimit të prostatës janë:
- Vështirësi në urinim
- Ndjesi e mozbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës
- Nevojë për urinim të shpeshtë
- Rrjedhje e dobët e urinës
- Urinim i shpeshtë gjatë natës
Nëse konstatoni simptomat e mësipërme duhet të kontaktoni me mjekun specialist urolog për të marrë trajtimin e duhur.
PROSTATITI
Prostatit kemi në rastet kur gjendra e prostatës inflamohet e cila mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial por në të shumtën e rasteve nuk gjendet asnjë lloj infeksioni dhe mbetet e paqartë shkaktari I vërtetë që çon shfaqjen e kësaj patologjie. Në ndryshim nga Zmadhimi apo Kanceri I Prostatës që zakonisht prekin meshkujt e moshave të mëdha, Prostatiti haset në meshkujt e të gjitha moshave dhe është më I përhapur të meshkujt e moshave 30-50 vjeç.
Simptomat e Prostatitit janë:
- Dhimbje në pjesën pelvike, të legenit dhe organet genitale
- Dhimbje gjatë urinimit
- Ndjesi urinimi e shpeshtë
- Vështirësi në urinim ( si psh. pamundësi për të filluar urinimin)
- Dhimbje gjatë ejakulimit
Edhe në këto raste, pra nëse keni prezencë të simptomave më lart, rekomandohet të konsultoheni me mjekun specialist urolog.
KANCERI I PROSTATËS
Kanceri i prostatës është ndër kancerat më të përhapur te meshkujt dhe përsa I përket shkaktarëve që cojnë në shfaqjen e tij akoma nuk ka një ide të qartë por shanset që të prekeni nga kanceri i prostatës rriten me rritjen e moshës. Statistikat tregojnë që më së shumti preken meshkujt e moshës së tretë (mbi 65 vjeç), por gjithësesi meshkujt e moshës mbi 50 vjeç janë ata më të rrezikuarit për t’u prekur. Faktorë të tjerë rreziku për këtë lloj Kanceri janë edhe:
- Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët.
- Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkolit, etj.
Simptomat shoqëruese të Kanceri të Prostatës mund të jetë e vështirë të dallohen nga ato të zmadhimit të Prostatës dhe si të tilla mund të përmendim:
- Urinim i shpeshtë, sidomos natën
- Probleme dhe vështirësi në urinim
- Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
- Prezencë gjaku në urinë apo në spermë
- Ҫrregullime në ereksion
- Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës
Diagnostikimi në fazat fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.
Për të gjitha patologjitë më lart është e rëndësishme që në rast ekzistence të simptomave duhet të kontaktoni në kohë me mjekët specialistë urologë. Ekipi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë, Dr.Spyridon Gouvalis, ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit e të gjithë sëmundjeve të prostatës dhe jo vetëm.
Departamenti i Urologjisë
Spitali Hygeia Tiranë
+355 4 23 90 000