Spitali Hygeia pjesë e aktivitetit humanitar Maratona “ Run for the Children 2015”
Spitali Hygeia Tiranë ishte një ndër sponsorët e aktivitetit humanitar Maratona “ Run for the children 2015” të organizuar nga Fondacioni “ Medical Response for the Diplomatic Corps Foundation Albania” (MRDC).
Stafi i mjekëve të specializuar dhe ambulanca e Spitalit ishin në dispozicion të këtij aktiviteti për të asistuar nga pikëpamja mjekësore pjesëmarrësit e kësaj Maratone.