SPITALI HYGEIA TIRANË NË MBËSHTETJE TË SHOQATËS SHQIPTARE TË FËMIJËVE DHE TË RINJVE ME DIABET
Në 18 Maj, 2016, për të dytin vit rradhazi, Spitali Hygeia Tiranë ishtë përkrah Shoqatës Shqiptare e Fëmijve dhe të Rinjve me Diabet në aktivitetin vjetor të organizuar prej tyre për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi diabetin, sëmundje e cila po njeh një rritje të vazhdueshme.
Ky aktivitet I dedikohej në rradhë të parë 1500 fëmijëve dhe të Rinjve që vuajnë nga diabeti dhe janë pjesë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, informimin dhe edukimin mbi këtë sëmundje jo vetëm të atyre që vuajnë nga diabeti pore dhe popullatës së gjerë. Kësaj nisme, krahas anëtarëve të kësaj Sjoqate ju bashkuan edhe shumë qytetarë. Edhe këtë vit Spitali Hygeia Tiranë ishte pjesë aktive e këtij Aktiviteti, nën moton “Kryerja e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbatimi I një diete të mirë ju ndihmon për një jetë të shëndetshme”.
Spitali ishte prezent në këtë aktivitet me anë të një stende informative, ku mjekë specialist endokrinolog ofruan për pjesëmarrësit që vizitonin stendën tonë, informacione mbi diabetin, si të menaxhojnë këtë sëmundje, rëndësinë e kontrollit të rregullt mjekësor si dhe faktorët e rrezikut. Për të gjithë pjesëmarrësit Spitalit Hygeia ofroi kupona falas për analizën “Hemoglobinë e glukozuar”