Psikologjia
Pse të këshillohesh me psikologun
Njerëzit që vijnë në spital ndjejnë se ka ndryshuar funksionimi i tyre dhe i familjes. Ata mund të ndihen të lodhur, të zemëruar, të mërzitur, në ankth, apo të kenë pyetje të shumta. Këto ndjesi i shoqërojnë në etapa të ndryshme: në fillim, gjatë trajtimit apo edhe më pas.
Takimi me psikologun mund të ketë një fillim të vështirë, për shkak të paragjykimeve kulturore lidhur me përdorimin e këtij shërbimi apo të pasigurive për ruajtjen e konfidencialitetit. Ndërkohë, përvojat e shumta të vendeve të tjera, si dhe ato të viteve të fundit në Shqipëri, tregojnë se këshillimi psikologjik është mjaft ndihmues.
Psikologu të ndihmon që të flasësh për veten, frikërat, për ato që po kalon, si dhe çdo shqetësim tjetër.
Ai të mundëson të thuash atë që nuk ia tregon dot dikujt tjetër, duke siguruar për sekretin profesional. Të flasësh, të bën të vuash më pak sesa të heshtësh. Psikologu, si një profesionist dhe si dikush që nuk ka lidhje familjare dhe emocionale, mund të dëgjojë dhe të kuptojë pa gjykuar.
Këshillimi psikologjik
Psikologu në spitalin Hygea bën vlerësime psikologjike dhe seanca këshillimi me persona që kanë shqetësime personale, të cilat rrjedhin nga problemet e shëndetit fizik dhe me familjet e tyre. Kuadre të ndryshme teorike dhe terapeutike mbështesin qasjet psikologjike të praktikuara. që menaxhojnë problematikat e sjella prej tyre. Psikologu mund të përdorë teste psikologjike për të vlerësuar aftësitë intelektuale dhe aspekte të ndryshme të individit.
Mbështetja psikologjike është frut i një pune të gjatë identifikimi nevojash dhe pritshmërishë. Psikologu dëgjon shqetësimet, përjetimet dhe nevojat e personit dhe e ndihmon të pranojë realitetin e tij shëndetësor. Roli terapeutik i psikologut e lejon të krijojë lidhje me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Psikologu është pjesë e grupit multidisiplinar të përbërë nga mjekë, infermierë, psikiatër etj.
Si të kontaktoni psikologun
Psikologun e gjeni në zyrën e vet pranë spitalit Hygeia, i cili ofron një mjedis privat dhe konfidencial.
Nga e hëna në të premte,
8.00 – 16.00
Sipas kërkesës, psikologu mund të takojë për një seancë të vetme ose shumë seanca, me një kohëzgjatje 50 minuta. Ata mund të ndiqen gjatë kohës që qëndrojnë në spital, ose kryejnë konsulta të jashtme. Edhe familjarët e tyre mund ta takojnë psikologun në spital.
Reanimacioni
Spitali “Hygeia” Tirane ofron një shërbim të plotë të Reanimacionit të pajisur konform standarteve dhe protokollove bashkëkohore europiane. Reanimacioni I Spitalit Hygeia është I pajisur me 10 shtretër, të cilët janë të pozicionuar në një hapësirë të bollshme dhe shumë funksionale të projektuar që në fillimimet e tij për të përmbushur standartet ndërkombëtare. Në këtë hapësirë janë projektuar edhe 5 dhoma për trajtimin e pacientëve me infeksione të ndryshme, duke siguruar izolimin e plotë të tyre nga pacientët e tjerë.
Reanimacionit Hygeia është i pajisur me aparatura dhe teknologji mjekësore të fjalës së fundit për të siguruar trajtimin e pacientëve në gjendje kritike dhe aplikimin e të gjitha proçedurave diagnostike të nevojshme që kryhen ne ambientin e tij.
Për çdo shtrat është parashikuar që pacientit ti ofrohet suporti respirator apo ventilimi mekanik me të gjithë parametrat e nevojshëm si dhe të gjithë gamën e monitorimit dhe të suportit hemodinamik. Në proçedurat më të specializuara të suportit hemodinamik apo të monitorimit mund të përmendim:
- Balonin intra aortal (Intra- aortic balloon pump – IABP)
- Metodat e ultrafiltracionit të vazhdueshëm dhe të dializës
- Monitorimin e vazhduar të presionit intra cranial (ICP monitoring)
Në proçedurat diagnostike që realizohen në ambientet e Reanimacionit mund të përmendim:
- Të gjithë ekzaminimet radiografike
- Të gjithë llojet e ekografive
- Ekzaminime endoskopike në të sëmuret kritikë (bronkoskopi, gastroskopi, kolonoskopi,etj)
- Trakeostimitë mininvazive perkutane
- Kardioversionet
- Gastrostomite perkutane (PEG –percutaneus endoscopic gastrostomia)
Në rastet e të sëmurëve kritikë, pra kur nevojitet kryerja e ekzaminimeve jashtë ambieteve të këtij Reparti, ekzaminime të veçanta të tipit ( CT, MRI, etj), struktura ofron komoditete dhe kushte që bëjnë të mundur transportin e sigurt të pacientit, ashensorë të posaçëm, mbështetje respiratore dhe hemodinamike gjatë ekzaminimit, të cilat bëjnë të mundur marrjen e shërbimit në kohë dhe më cilësi.
Stafi i Reanimacionit Hygeia përbëhet nga mjekë dhe infermierë specialist të kualifikuar dhe me eksperience shumë vjeçare. Puna në grup, edukimi profesional në vazhdimësi, zbatimi rigoroz I protokolleve bashkëkohore që aplikohen si dhe standartet e larta etike dhe profesionale në trajtimin e pacientëve, janë moto dhe çelësi I suksesit të këtij Reparti kaq të rëndësishëm. është motoja dhe çelësi I suksesit të këtij Reparit kaq të rëndësishëme punës së këtij stafi. Kombinimi I të gjithë këtyre faktoirëve bën që Reanimacioni Hygeia të ketë % shumë të ulët të infeksioneve, ndërlikimeve apo numrit të vdekjeve.
Në Reanimacion trajtohen pacientë me sëmundje të rënda të specialiteteve të ndryshme mjekësore, si ato medikale, kirurgjikale, kardiake, pulmonare apo neurologjike. Të gjithë këta pacientë kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm të shenjave jetësore dhe suportin e sistemeve dhe organeve jetësore.
Kategoria e të sëmurëve që trajtohen në Reanimacion janë:
- Të gjithë pacientëta pasi kanë kryer procedura kirurgjikale të tipit: kardiokirurgjisë apo neurokirugjisë, kirurgjive madhore hepatike, vaskulare, torakale, etj
- Të sëmurët pasi I janë nënshtruar kirurgjive madhore që kanë probabilitet të lartë për të bërë komplikacione të rënda, pavarësisht se mund të jenë me tregues të stabilizuar, si psh. pas kirurgjive pulmonare, kirurgjise së karotideve, të moshuarit)
- Të gjithë të sëmurët që kanë nevojë për kujdes të specializuar respirator, për aspirime të shpeshta bronkiale, etj (si psh. Pneumopatët kronikë me riakutizim të sëmundjes, aksidentet cerebro-vaskulare, pacientët handicap që kanë nevojë për kujdes respirator, etj)
- Të sëmurët me probleme kardiake që kanë probabilitet të lartë për të bërë ndërlikime të rënda, pavarësisht se për momentin mund të jenë të stabilizuar.
Reumatologjia
Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia është strukturuar në mënyrë të tillë që të ofroj një shërbim të plotë vlerësimi e trajtimi për sëmundjet reumatizmale nëpërmjet:
Shërbimit Ambulator në të cilin priten të gjithë pacientet që paraqiten për të realizuar nje vizitë me mjekun reumatolog.
Shërbimi Ditor në të cilin hospitalizohen kryesisht pacientë që nuk kanë nevojë për qëndrime të zgjatura në spital por që duhet te realizojne terapi mjekesore për të cilat është e nevojshme ndjekja ne dinamike për disa orë nga ana e personelit mjekësor dhe infermieror si psh.marrja e barnave me rrugë intravenoze (barna biologjik, barnat kundra osteoporozës, etj).
Shërbimi Spitalor me shtretër në të cilin hospitalizohen pacientë që kanë nevojë për një vlerësim më të kujdeshsëm e një trajtim të plotë deri në stabilizimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Mjekët e Shërbimit të Reumatologjisë në Spitalin Hygeia, përveç punës në këtë shërbim ofrojnë edhe konsulta në ndihmë të diagnostikimit të pacienteve të shtruar në shërbime të tjera të këtij spitali dhe që kanë paraqitur ndër te tjera elemente të sëmundjeve reumatizmale.
Trajtimi i pacientëve në Shërbimin e Reumatologjisë në Spitalin Hygeia realizohet duke u mbeshtetur në të dhënat e vlerësimit të plotë kliniko-laboratorik të pacientit çka lejon zgjedhjen e skemes te duhur te mjekimit për çdo pacient. Përpara fillimit të mjekimit, mjeku reumatolog diskuton me pacientin skemën e mjekimit, duke i shpjeguar në mënyrë të kuptueshme aplikimin e kësaj skeme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale në shërbimin tonë përdoren disa barna si të vetem (monoterapi) apo të kombinuar midis tyre (pluriterapi) në vartësi te stadit të sëmundjes dhe duke synuar gjithmone arritjen e një përmirësimi të dukshëm te gjendjes shëndetësore të pacientit. Ndër grupet kryesorë të barnave që përdoren për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale janë:
Barnat analgjezik të cilët ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve si dhe perforcojnë efektin e barnave të tjere në rastin e skemave të mjekimit me më shumë barna.
Barnat anti-inflamatorë jo steroid (AIJS) të cilët reduktojnë në mënyrë të ndjeshme dhimbjen dhe enjtjen. Efekti i anti-inflamatorë jo steroid fillon brenda pak kohësh nga momenti i marrjes së tyre dhe zgjat për disa orë, kështu që pacientëve ju rekomandohet përdorimi i tyre në mënyrë të regullt. Egzistojnë rreth 20 forma të ndryshme barnash anti-inflamatorë jo steroid si: ibuprofen, diclofenac, indomethacin, nimesulide, naproxen, etj.
Glukokortikoidet (Kortizonikët) të cilët janë shumë të efektshëm në reduktimin e inflamacionit. Edhe pse nuk e trajtojnë plotësisht sëmundjen, glukokortikoidet janë të afta të frenojnë zhvillimin e më teshëm te saj duke lehtësuar simptomat klinike në pacientët me sëmundje reumatizmale. Këto barna egzistojnë në formën e tabletave, kapsulave të cilat mund të merren nga goja por edhe në formë të lëngshme për tu berdorur si injeksione intravenoze, intramuskulare apo intra artikulare. Egzistojnë disa forma glukokortikoidesh si: prednison, prednisolon, metilprednisolon, dexametason etj.
Barnat modifikues te sëmundjeve reumatizmale (DMARDs) janë barna të cilat “luftojnë” sëmundjen dhe jo simptomat e saj.Këto barna nuk japin efektin e tyre ne mënyre të menjëhershme ashtu si analgjeziket apo AIJS (antiinflamatore jo steroid) por kanë nevojë për pak kohë që të arrijnë te qetësojnë aktivitetin e sëmundjes.Këto barna klasifikohen në dy kategori: tradicional dhe biologjik. Në barnat tradicional më të përdorurit janë : Methotrexate, Hydroxychloroquine dhe Sulfasalazine ndërkaq që përdoren dhe një nënkategori e këtyre barnave të njohur si imunosupresorët të tillë si Azathioprine, Leflunomide, Cyclosporine.Këto barna frenojnë aktivitetin e ekzagjeruar të sistemit imunitar dhe përdoren për disa kohë gjithnjë duke monitoruar me mjekun aktivitetin e sëmundjes. Në këtë mënyrë behet e mundur që të zvogëlohet gradualisht doza e përdorimit të tyre në përëuthje me zvogelimin e aktivitetit të sëmundjes. Në rastin kur barnat tradicional modifikues te sëmundjes nuk japin efektin e pritshëm atëhere fillohet terapia me barna biologjik. Barnat biologjik drejtohen ndaj molekulave dhe/ose proteinave të veçanta të përfshira në inflamacion dhe ne demimin organor. Këto barna kanë filluar të përdoren ndjeshëm në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale në 10-15 vitet e fundit. Barnat biologjik më të përdorur janë: Adalimumab, Etanercept, Infliximab, Rituximab, Tocilizumab, Abatacept, Certolizumab etj.
Barnat kundër osteoporozës si: Kalcium dhe Vitaminë D, Bisfosfonate (Alendronate, Risedonate, Ibandronate, etj), teriparatidet, raloxifen, denosumab, terapia zëvendësuese hormonale, etj.
Të gjithë barnat kanë efekte anësore, ndaj këshillohet përdorimi i kujdesshëm i tyre. Fillimi i terapisë më to të realizohet vetëm pas vlerësimit të plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit nga ana e mjekut. Kështu p.sh. mjeku mund të shtoj në terapi calcium dhe vitaminë D në pacientët të cilët kanë të nevojshëm trajtimin për disa kohë me glukokortikoide në mënyrë të tillë që të minimizohet efekti i tyre në zvogëlimin e densitetit kockor apo shton një mbrojtës të mukozës gastrike në rastin e përdorimit të antiinflamatoreve jo steroide etj.
Trajtimi i pacientëve me sëmundje reumatizmale në Shërbimin e Reumatologjisë në Spitalin Hygeia Tirane, bazohet jo vetëm në përdorimin e barnave por edhe në një sër elementesh të tjerë të nevojshëm për të arritur një përmirësim të gjendjes shëndetësore. Në këtë aspekt një rol të rëndësishëm luajnë:
Edukimi i pacientit në lidhje me sëmundjen bazë. Pacientit i shpjegohet në mënyrë të kuptueshme: sëmundja bazë, faktorët të cilët mund ta përkeqësojnë apo përmirësojnë ecurinë e saj; barnave përdorimi i tyre dhe efektet e mundshme anësore që ato kanë; rëndësia e nje diete të përshtatshme ushqimore; nderprerja e duhanit që eshtë një ndër faktorët kryesorë të akuzuar për shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale etj. Të gjitha këto masa synojnë që pacienti të mësohet të bashkëjetojë me sëmundjen duke limituar minimalisht aktivitetin e zakonshëm jetësor.
Monitorimi i vazhdueshëm i pacientëve në mënyrë të tillë që të kontrollohen jo vetem efektet e mundshme anësore të terapisë por edhe benefitet e skemës të trajtimit. Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia i ruan të dhënat e çdo pacienti në sisteme elektronike në mënyrë të tillë që të vlerësojë ecurine periodike të tij.
Riaftësimi i pacientëve në bashkëpunim edhe me Shërbimin e Fizioterapisë duke përshkruar ushtrimet e duhura për lehtësimin e simptomave, përmirësimin e shkallës të lëvizjes si dhe përforëcimin e kockave dhe ruajtjen e forcës muskulare.
Menaxhimi i komplikacioneve në pacientët me sëmundje reumatizmale në bashkëpunim edhe me shërbimet e tjera të Spitalit Hygeia (Dermatologji, Neurologji, Nefrologji, Sëmundje Infektive, Ortopedi, etj).
Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë ka shtuar pjesëmarrjen e tij në aktivitete të kërkimit shkencor dhe edukimit në vazhdim brenda dhe jashtë vendit duke sjellë trajtimin më bashkekohor të pacientëve me sëmundje reumatizmale.
- Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygiea Tiranë mundëson trajtimin e specializuar të gjithë sëmundjeve reumatizmale si:
- Artritet Inflamatore (Artriti Reumatoid, Artriti Psoriatik,Spondilartropatitë Inflamatore etj.).
- Artritet Degjenerative (Osteoartriti, Dhimbja e mesit).
- Sëmundjet Sistemike të Indit Lidhor dhe Vaskulitet (Lupusi Eritematoz Sistemik, Sindroma Sjögren, Vaskuliti nekrotizues Wegener dhe format e tjera të vaskuliteve).
- Sëmundjet metabolike të kockës (Osteoporoza, Morbus Paget).
- Sëmundjet reumatizmale të indeve të buta (Periartritet, Tendinitet, Fibrmomialgjia dhe Sindromi i Lodhjes Kronike).
- Neuropatitë të tilla si Sindromi i Tunelit Carpal.
- Sëmundje me natyrë autoinflamatore (Sëmundja e Still ne adultët, Ethja Mediterrane Familjare,etj.).
- Në Shërbimin e Reumatologjisë në Spitalin Hygeia, përdorimi i teknikave bashkëkohore laboratorike dhe imazherike mundësojnë nje diagnostikim të shpejtë e të saktë të sëmundjeve reumatizmale. Në këtë aspekt një rol të rëndësishme luajnë edhe:
- Ekzaminimet hematologjike e biokimike.
- Ekzaminimet imunologjike të cilat ndihmojnë në vleresimin e plotë të profilit imunologjik të pacientit.
- Teknikat më bashkëkohore imazherike duke filluar nga nje radiografi e thjeshte ose digitale për të vazhduar më tej me skaner CT, rezonancën magnetike MRI, PET-CT, matjen e densitetit kockor, ekografine muskuloskeletike, etj.
- Vlerësimi elektrofiziologjik (elektromiografia).
- Bashkëpunimet me specialitetet e tjera për marrjen e biopsisë dhe vlerësimin histopatologjik të organeve të prekura në rastin e prekjeve multi organore nga sëmundjet sistemike inflamatore me natyrë reumatizmale.
Sëmundjet Infektive
Departamenti i Sëmundjeve Infektive pranë Spitalit Hygeia ka si aktivitet të tij parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive në përgjithësi. Bazuar në organizimin e brendshëm të Spitalit, ky Departament kujdeset për pacientët që i përkasin grup moshave mbi 14 vjec. Kujdesi i pacientëve në grup mosha nga 0-14 vjec kryhet nga mjekë specialistë të sëmundjeve infektive të Departamentit të Pediatrisë. Disa nga sindromat apo sëmundjet që trajtohen nga specialistët e këtij departamenti mund të përmendim;
- Infeksionet me origjinë nga viruset( mononukleoza infektive, Herpes Viruset, VHZ, influenza, hepatitet virale etj).
- Infeksionet me origjinë nga ushqimet( helmimet ushqimore, Gastroenteritet, etj)
- Infekionet me origjinë nga kafshët( bruceloza, leptospiroza, leshmanioza,rikeziozat etj)
- Infeksionet e ndryshme parazitare( askaridozat, oxiuret, shiritet etj)
- Infeksionet sexualisht të transmetueshme( gonorrhea, clamidia, Hiv, mykoplasma etj.
- Infeksionet e sistemit nervor qendror(meningitet, Encefalitet, discitet etj)
- Gjendjet septike me origjinë të ndryshme, si dhe në bashkëpunim me specialistë të ndryshëm trajtojmë dhe gjendjet febrile të zgjatura me shkak të panjohur.
Për më tepër informacion mbi departamentin, jeni të lutur të ndiqni artikujt në vijim: