Diabeti dhe rëndësia e diagnostikimit në kohë
Ҫfarë duhet të dimë për diabetin?
Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline. Insulina, pra ky hormon që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën.