Tiroiditi Kronik Hashimoto: Simptomat, Faktorët predispozues dhe Trajtimi

Autoimmune thyroiditis, Hashimoto’s disease. 3D illustration showing antibodies attacking thyroid gland
Gjendra tiroide është e lokalizuar në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormonet e tiroides, të cilët kontrollojnë metabolizmin e organizmit tonë. Mosfunksionimi i mirë i gjendës tiroide mund të shoqërohet edhe me shumë probleme shëndetësore. Hipotireoza ( ulja e funksionit të gjendrës tiroide) është një nga sëmundjet më të shpeshta të tiroides dhe një nga shkaktarët më të shpeshtë të hipotireozës është tiroiditi kronik Hashimoto.