Kontakt +355 4 23 90 000 [email protected]    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Spitali Hygeia Tiranë në mbështetje të Konferencës për Gruan “Të Lulëzosh fuqishëm”

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në 4 mars, 2017, Spitali Hygeia Tiranë ishtë një ndër mbështetësit e eventit të organizuar me rastin e 8 Marsit, Konferenca e Gruas “ Të lulëzosh fuqishëm” organizuar nga Fondacioni “Jeta e RE & MOPS Albania (nënat e parashkollorëve).

Në këtë Event morën pjesë rreht 234 gra, një pjesë e mirë e të cilave ishin nëna beqare dhe që jetonin në kushte të vështira ekonomike. Konferenca kishte si qëllim kryesor edukimin e pjesëmarrësve nëpërmjet ofrimit të informacioneve të nevojshme nga lektorë ndërkombëtarë dhe vendas, mbi prindërimin, si të kemi një familje dhe martesë të shëndoshë, si të rrisim sa më mirë fëmijët, etj.

Për pjesëmarrëset e këtij Eventi, dhe përkatësisht atyre që i përkisnin kategorisë së grave në nevojë, Spitali Hygeia Tiranë ju dhuroi kupona me Mamografi falas dhe mbuloi shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për 10 prej tyre.

Spitali Hygeia Tiranë dhuron ndihma për Organizatën që kujdeset për fëmijët e braktisur” Programi Djepi i Engjëjve”

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Përfaqësues të Spitalit Hygeia Tiranë ofruan, në zbatim të vendimit të marrë nga Bordi Drejtues i Spitalit Hygeia Tiranë për të dhuruar, në nder të kujtimit të themeluesit të Marfin Group Andreas Vgnenopoulos, ndihma në pajisje mjekësore, pajisje zyre dhe ushqime në vlerën 1.000 euro për të porsalindurit e braktisur të cilët janë nën kujdesin e Organizatës “Programi Djepi i Ëngjëjve”.

Stafi i Spitalit Hygeia ofron ndihma materiale për familjet në nevojë

Stafi i Spitalit Hygeia ofron ndihma materiale për familjet në nevojë

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në vijim të misionit të marrë përsipër në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshë”, këtë herë në vizitat mujore që ofrohen për familjet në nevojë të identifikuara nga ky Fondacion, stafit mjekësor të Spitalit Hygeia ju bashkuan edhe pjesëtarë të stafi administrativ të Spitalit.

Gjatë vizitave që u kryen në tre familje të varfra, në rrethinat e Durrësit, familje të cilët jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike, krahas vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore rutinë, Spitali Hygeia Tiranë shpërndau edhe pako me ndihma në ushqime, veshmbathje, elektroshtëpiake (televizorë dhe frigoriferë), artikuj shkollorë, etj.

Stafi i Spitalit Hygeia Tiranë organizon “Ditën e Dhurmit të gjakut 2017”

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në datë 8 Shkurt, 2017, Spitali Hygeia në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nën Sloganin “Dhuro gjak, Shpëto Jetë”, organizoi Ditën e Dhurimit të Gjakut 2017.

Si çdo vit, edhe këtë vit, Spitali Hygeia ndërmori sërish iniciativën, që të gjithë së bashku të japim kontributin tonë vullnetar në ndihmë të kësaj kauze humanitare, duke dhuruar gjak që është aq i rëndësishëm për pacientët në nevojë. Të gjithë ne, si pjesë përbërëse e një strukture spitalore dhe që përballemi çdo ditë me luftën për jetën, të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e këtij gjesti sa human aq edhe qytetar, më shumë se të gjithë të tjerët, duhet të jemi të parët për të dhënë kontributin dhe shembullin tonë personal për dhurimin vullnetar të gjakut, sepse, një dhurim i thjeshtë shpëton Jetë.

Spitali Hygeia Tiranë pranë Institucioneve që kujdesen për fëmijët Jetimë

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në Janar 2017, Stafi Administrativ I Fshatrave SOS, të cilët kanë nën kujdestarinë e tyre fëmijë jetimë, kontaktoi Spitalin Hygeia duke i kërkuar ndihmë për një nga fëmijët që ata kanë nën kujdestarinë e tyre, përkatësisht Anjezën 9-vjeçare.

Anjeza kishte disa kohë që vuante nga disa shqetësime të herëpashershme ORL dhe pas një vizite të specializuar mjekësore të kryer nga stafi I mjekëve të Departamentit ORL Hygeia u arrit në konkluzionin që vajza duhej t’I nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale “Adenotonsilektomi”.

Ndërhyrja kirurgjikale u realizua me sukses nga stafi I mjekëve Otorinolaringologë të Spitalit dhe të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes dhe hospitalizimit u mbuluan nga Spitali Hygeia Në shenjë mirënjohje të asistencës mjekësore dhe mbështetjes së vazhdueshme që stafi i Spitalit Hygeia ka dhënë për fëmijët e këtij Institucioni, drejtuesit e Fshatrave SOS dërguan nje letër falenderimi drejtuar Drejtores Ekzekutive të Spitalit Hygeia, Znj. Maria Driva.

Page 2 of 512345

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...


Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: [email protected]
© 2024 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.