Spitali Hygeia Tiranë ofron ekzaminime mjekësore falas për Gratë e Burgut të Tiranës
Në 17 Dhjetor, 2016, në vijim të fushatës për ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit organizuar nga Spitali Hygeia gjate muajit Tetor, Bordi i Drejtorëve të Spitalit Hygeia Tiranë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosën të ofronin Mamografi falas për gratë që vuanin dënimin e tyre në Burgun e Grave Tiranë dhe të cilat nuk e kishin patur një mundësi të tillë më parë.
Shumica e këtyre grave, për arsye të veprës penale që kishin kryer, ishin të braktisura nga familjarët e tyre dhe prej një kohe të gjatë nuk ju ishte dhënë mundësia për të kryer ekzaminime mjekësore. Nisur nga ky fakt, pra nga mungesa e kryerjes së kontrollove mjekësore, Bordi Drejtues i Spitalit vendosi që krahas ofrimit të Mamografive falas t’ju jepte mundësinë e kryerjes edhe ekzaminimeve të tjera shtesë në varësi të problematikave mjekësore që kishte gjithësecila prej tyre.