Spitali Hygeia Tiranë në mbështetje të Konferencës për Gruan “Të Lulëzosh fuqishëm”
Në 4 mars, 2017, Spitali Hygeia Tiranë ishtë një ndër mbështetësit e eventit të organizuar me rastin e 8 Marsit, Konferenca e Gruas “ Të lulëzosh fuqishëm” organizuar nga Fondacioni “Jeta e RE & MOPS Albania (nënat e parashkollorëve).
Në këtë Event morën pjesë rreht 234 gra, një pjesë e mirë e të cilave ishin nëna beqare dhe që jetonin në kushte të vështira ekonomike. Konferenca kishte si qëllim kryesor edukimin e pjesëmarrësve nëpërmjet ofrimit të informacioneve të nevojshme nga lektorë ndërkombëtarë dhe vendas, mbi prindërimin, si të kemi një familje dhe martesë të shëndoshë, si të rrisim sa më mirë fëmijët, etj.
Për pjesëmarrëset e këtij Eventi, dhe përkatësisht atyre që i përkisnin kategorisë së grave në nevojë, Spitali Hygeia Tiranë ju dhuroi kupona me Mamografi falas dhe mbuloi shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për 10 prej tyre.