Kontakt +355 4 23 90 000 [email protected]    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Spitali Hygeia Tiranë ofron ekzaminime mjekësore falas për Gratë e Burgut të Tiranës

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në 17 Dhjetor, 2016, në vijim të fushatës për ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit organizuar nga Spitali Hygeia gjate muajit Tetor, Bordi i Drejtorëve të Spitalit Hygeia Tiranë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosën të ofronin Mamografi falas për gratë që vuanin dënimin e tyre në Burgun e Grave Tiranë dhe të cilat nuk e kishin patur një mundësi të tillë më parë.

Shumica e këtyre grave, për arsye të veprës penale që kishin kryer, ishin të braktisura nga familjarët e tyre dhe prej një kohe të gjatë nuk ju ishte dhënë mundësia për të kryer ekzaminime mjekësore. Nisur nga ky fakt, pra nga mungesa e kryerjes së kontrollove mjekësore, Bordi Drejtues i Spitalit vendosi që krahas ofrimit të Mamografive falas t’ju jepte mundësinë e kryerjes edhe ekzaminimeve të tjera shtesë në varësi të problematikave mjekësore që kishte gjithësecila prej tyre.

HHT vazhdon në përpjekjet deri në rekuperimin përfundimtar të Ersionit të vogël

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në datë 7 Dhjetor, stafi I mjekëve të Otorinolaringologjisë realizoi me sukses ndërhyrjen e dytë kirurgjikale të Ersion Zguros, djalit i cili kishte lindur me një malformacion të rrallë të quajtur labio-palato dhe që në momentin e parë, në Dhjetor 2015.

Kur Ersioni ishte vetëm 3 muaj, Spitali Hygeia mori përsipër të ofrojë falas ndërhyrjen kirurgjikalë dhe hospitalizimin e këtij rasti, sepse familja e Ersionit jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe nuk mund të përballonte shpenzimet e ndërhyrjes së fëmijës së tyre. Këto ndërhyrje janë vetëm fillimi i një seri ndërhyrjesh që do të kryejë Ersioni I vogël deri në rekuperimin përfundimtar të tij.

Në këtë rrugëtim të gjatë të tij Spitali Hygeia dhe stafi I mjekëve profesionistë të ORL-së janë të angazhuar për të asistuar nga ana mjekësore, pra duke mbuluar ndërhyrjet kirurgjikale në vijim dhe hospitalizimin e Ersionit deri në shërimin e tij përfundimtar.

HHT vazhdon misionin e saj në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, për të ofruar konsulta mjekësore falas për familjet në nevojë

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Përgjatë muajit Nëntor, përkatësisht në 12 dhe 26 Nëntor, stafi mjekësor i Spitalit Hygeia vijoi në misionin e marrë përsipër në bashkëpunim me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” duke shkuar pranë familjeve të varfra dhe duke ofruar ekzaminime mjekësore falas përreth 10 familje në nevojë.

Për arsye se shumica e familjeve që u vizituan dhe që jetonin në kushtë shumë të vështira ekomonike, kishin në përbërje të tyre edhe shumë fëmijë të moshës nën 14 vjeç, pjesë e stafit mjekësor Hygeia ishte edhe mjeku pediatër me qëllim ofrimin e një ekzaminimi specifik mjekësor edhe për këto grup mosha. Në kuadër të këtyre iniciativave, në rastet kur identifikohen persona të cilët kanë nevojë për një ndjekje mjekësore të mëtejshme, Spitali Hygeia Tiranë bashkëpunon ngushtë me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” me qëllim ofrimin e mudësisë së trajtimit të mëtejshëm të rastit.

HHT pjesë e aktiviteteve sensibilizuese kundër Kancerit të gjirit nën moton “ Shëndeti i gjirit varet nga ju, diagnostikimi I hershëm shpëton jetë”

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Për të tretin vit rradhazi, Spitali Hygeia Tiranë ishtë një ndër partnerët dhe sponosrët kryesorë të aktiviteteve të organizuara nga Organizata e Grave Kristiane shqiptare (YWCA) të cilët në bashkëpunim edhe me Ambasadën Amerikane organizuan aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për Kancerin e Gjirit dhe sidomos mbi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve te rregullta mjekësore.

Këtë vit YWCA dhe Spitali Hygeia ishin prezent në qytetet veriore të Lezhës dhe Shkodrës, ku në bashkëpunim me Bashkitë e këtyre qyteteve, u organizuan takime informative me gra të shtresave të ndryshme shoqërore. Gjatë këtyre takimeve mjekë onkologë të Spitalit I informuan pjesëmarrëset mbi Kancerin e Gjirit, mbi rëndësinë e kryerjes së kontrolleve të rregullta mjekësore të gjirit, si të kryhen vetë kontrollet e gjirit etj.

Në fund të këtyre aktiviteteve Spitali Hygeia ofroi për pjesëmarrëset e këtyre takimeve 150 kupona për Mamografi falas. Në 28 Tetor, YWCA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizuan në qendër të qytetit të Shkodrës një aktivitetet sensibilizues “Të ecim së bashku kundër Kancerit të gjirit”.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës dhe Ambasadorit Amerikan si dhe një numër I gjerë qytetarësh të cilët ju bashkëlidhën këtij aktiviteti duke përcjellë mesazhin “ Mbrojtja më e mirë është diagnostikimi I hershëm”. Spitali Hygeia ishtë pjesë aktive edhe këtij aktiviteti sensibilizues, ku përfaqësues të Spitalit shpërndanë për pjesëmarrësit broshura informative mbi kancerin e gjirit dhe këshilla sit ë mbrohemi nga kjo sëmundje.

SPITALI HYGEIA TIRANË PRANË PERSONAVE DHE FAMILJEVE NË NEVOJË

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Spitali Hygeia Tiranë vazhdon me përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, pra të qenit pranë personave dhe familjeve që kane nevojë për asistencë mjekësore dhe jo vetëm. Në tetor 2016, Drejtorja Ekzekutive e Spitalit Hygeia, Znj.Maria Driva, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin “ Fundjavë Ndryshe” I cili ka si mision primar të ofrojë ndihmë për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Ky Fondacion, për të përmbushur misionin e tij bashkëpunon me shumë Kompani dhe Institucione private me anë të të cilave bën të mundur ofrimin e ndihmave në ushqime, veshje, elektroshtëpiake..etj, për familjet e varfra, dhe në vijim të këtyre bashkëpunimeve Spitali Hygeia ju bashkua këtyre nismave për të ofruar këtyre familjeve të varfra asistencë mjekësore.

Në vijim të këtij bashkëpunimi. Fondacioni “Fundjavë Ndryshë” i propozoi Spitalit Hygeia rastin e një pacienti, Avni Hasmuçaj, 30 vjeç, i cili jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike dhe prej një kohe të gjatë vuante nga probleme me shtyllën kurrizore. Spitali Hygeia mori menjëherë përsipër vlerësimin e këtij rasti mjekësor, dhe pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët ekspertë, pacienti u diagnostikua me “ Mielopati Cervikale” dhe e vetmja mundësi ishte ndërhyrja neurokirurgjikale sepse në rast të kundërt ai rrezikonte të mbetej I paralizuar për gjithë jetën.

Duke qenë se Avniu dhe familja e tij jetonin në kushtë shumë të vështira ekonomike, ai nuk mund të përballonte shpenzimet e kësaj ndërhyrje kirurgjikale, Spitali Hygeia mori përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale dhe ditët e hospitalizimit të Avniut, ndërkohë që Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” mblodhi rreth 1,000 euro ndihma për të kontribuar për ndërhjyrjen kirurgjikale të Avniut. Ndërhyrja kirurgjikale u krye në 5 tetor 2016, dhe pavarësisht shkallës së vështirësisë ndërhyrja përfundoi me sukses dhe tashmë pacienti gëzon shëndet të plotë.

Page 3 of 512345

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...


Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: [email protected]
© 2024 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.