Neurokirurgjia
Departamenti I Neurokirurgjisë është i specializuar në trajtimin kirurgjikal të çrregullimeve akute ose kronike të kafkës, trurit, shtyllës kurrizore, palcës kurrizore dhe nervave periferike. Synimi i këtij departamenti është të shpëtojmë jetë, të ruajmë funksionet jetësore dhe që pacienti të rifitojë cilësinë e jetës. Ne jemi krenar që mund të arrijmë këtë rezultat në shumicën dërrmuese të rasteve duke menaxhuar cdo rast mjekësor në mënyrën më të mire të mundshëm dhe duke ofruar shërbim të personalizuar. Armët tona janë përdorimi i rregullt i teknologjisë moderne kirurgjikale dhe krijimi i një marrëdhënie të fortë me pacientët tanë.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=HvvaVu-4eNs
KRANIALE
Çrregullimet e sistemit nervor
Ҫrregullimet e sistemit nervor mund të çojnë në një shumëllojshmëri të çrregullimeve funksionale të cilat mund të ndikojnë negativisht dhe mund të ulë në mënyrë të konsideruesdhme cilësinë e jetës së pacientëve deri në kërcënim për jetën. Departamenti i Neurokirurgjisë në Spitalin Hygeia ofron një menaxhim multidisiplinar të këtyre patologjive, diagnostikim të shpejtë dhe të saktë si dhe trajtim të suksesshëm të këtyre çrregullimeve.
Në këtë department ofrojnë shërbimin e tyre një staf mjekësh neurokirurgë, grek dhe shqiptarë, të kualifikuar në Universitetet më në zë të Evropës dhe me shumë eksperiencë në fushën e ndërhyrjeve neurokirurgjikale. Departamenti i Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë, për një diagnozë sa më të saktë dhe zgjidhje optimale të cdo lloj rasti neurokirurgjikal që paraqitet, bashkëpunon ngushtë me Departamentin Radiologjosë, Laboratorin Reanimacionin dhe mjekët anestezistë. Në dispozicion të këtij departamenti janë edhe Sallat Kirurgjikale të standarteve ndërkombëtare, të pajisura me të gjithë aparaturat dhe pajisjet e nevojshme të nevojshme për kategorinë e nderhyrjeve neurokirurgjikale si dhe Reanimacioni (Njësia e terapisë Intensive) të cilat ofrojnë kushte optimale për një rekuperim sa më cilësor dhe efikas të pacientëve post-operator neurokirurgjikalë. Njësinëe e Kujdesit Intensiv jemi te specializuar
- Glioblastoma
- AstrocItoma
- Meningioma
- Neuroma Akustike
- Adenoma e Hipofizës
- Hidrocefalia
- Hemoragji subaraknoide
- Hemoragji Intracerebrale
- Abses cerebral
- Empiema cerebrale
- Nevralgji trigeminale
- Spazma Hemifaciale
- Dëmtim traumatic të trurit
- Fraktura kraniale të shtypura
- Hematoma epidurale
- Hematoma Subdurale
- Kiste araknoide
SPINALE
- Dhimbje shpine
- Hernie Diskale
- Sëmundje degjenerative diskale
- Skoliozë degjenerative te adultët
- Spondilolisthesis
- Stenozë kurrizore
- Frakturë vertebrale
- Dëmtim traumatic I shtyllës kurrizore
- Tumor I kurrizit
- Meningiomë e kurrizit
- Neuromë e kurrizit
- Astrocistomë e shtyllës kurrizore
- Ependimoma e shtyllës kurrizore
- Siringomieli
NERVAT PERIFERIK
- Bllokim Neuropati
- Sindromi I kycit të dorës
- Bllokim I nervit ulnar në bërryl
- Bllokim I nervit ulnar në kyç
- Dëmtim periferik I nervit
Neonatologjia
Shërbimi i Neonatologjisë pranë Departamentit të Obstetri-Gjinekologjisë Hygeia ofron kujdes neonatal të standarteve ndërkombetare për foshnjat e porsalindura dhe nënat e tyre.
Ky shërbim ka në përbërje të tij:
- Njësinë e Kujdesit Standart për të porsalindurin normal në lindje
- Njësinë e Terapisë Intensive për të porsalindurin dhe Patologjinë Neonatale, ku trajtohen dhe mbahen nën kujdesje të porsalindurit që mund të paraqesin problematika pas lindjes;
- Njësinë Outpatient (ku trajtohen foshnja të kthyer gjatë periudhës 28 ditore apo të lindur në Maternitete të tjera).
Stafi mjekësor përbëhet nga 6 mjekë neonatologë-pediatër, me eksperiencë të gjerë dhe kualifikime të kryera brenda dhe jashtë vendit në fushën e Neonatologjisë të dedikuar dhe në gadishmëri 24 orë ne ditë / 7 ditë të javës, për të ofruar siguri dhe mirëqënie për foshnjat e porsalindura.
Pjesë e këtij Shërbimi janë edhe stafi infermieror i përbërë nga personel i kualifikuar dhe të trainuar në vazhdimësi, të cilët ofrojnë shërbim cilesor për të porsalindurin dhe mbështetje maksimale për nënat e reja në maternitet.
Krahas shërbimit mjekësor profesional ofrohet edhe edukimi i nënave të reja për kujdesin ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së këtij proçesi edhe pas daljes nga materniteti.
Avantazhet e Kujdesit në Shërbimin e Neonatologjisë
1. Ambjent miqësor dhe nxitja sa më shpejt e lidhjes nënë-fëmijë (kontakt lëkurë më lëkurë mes tyre menjëherë pas lindjes).
2. Fillimi i hershëm dhe mbështetja e ushqyerjes me gji.
3. Prezenca e babait në lindje.
4. Kujdesi për ruajtjen e temperaturës dhe përshtatjen normale të të porsalindurit pas lindjes.
5. Parandalimi dhe menaxhimi i infeksioneve.
6. Zbatim me përpikmëri i protokolleve të kujdesit neonatal (Vitamina K, profilaksia e syve, vaksinimi, kujdesi për kordonin umbilikal).
7. Ofrim i shërbimeve bashkëkohore dhe depistuese për të porsalindurin, si : Analiza Metabolike, Testi i dëgjimit apo Ekzaminimi ekografik kokso-femoral.
8. Ndjekje e të porsalindurit gjatë muajit të parë pas lindjes në Ambulatorin e Neonatologjisë dhe asistencë për çdo problematikë të ndeshur gjatë kësaj periudhe.
9. Konsulenca apo shkëmbim eksperience me kolegët respektive në Departamentin e Neonatologjisë të Spitalit Hygeia Athinë.
10. Pjesëmarrje e stafit mjekësor dhe infermieror në aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare, duke siguruar përditësim me njohuritë bashkëkohore në fushën e Perinatologjisë, Neonatologjisë dhe Pediatrisë.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni artikujt si më poshtë:
Nefrologjia
NEFROLOGJIA & SHËRBIMI I HEMODIALIZËS
Departamenti i Nefrologjisë i Spitalit Hygeia është degë e mjekësisë Interne e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin veshkat. Numri i mjekëve nefrologë që shërbejnë në këtë departament dhe diapazoni i shërbimeve ka ardhur gradualisht në rritje. Aktualisht fokusi i Departamentit është sëmundja renale kronike e cila trajtohet me terapi renale zëvëndësuese (hemodializë, dializë peritoneale, transplant renal).
Ekipi i mjekëve nefrologë trajton një gamë të gjerë sëmundjesh duke përfshirë por pa u limituar si më poshtë:
• Sëmundje renale kronike
• Dëmtim renal akut
• Glomerulonefritë
• Sëmundje reno-vaskulare
• Menaxhim metabolik i gurëve renale
• Sëmundjet malinje renale
• Sëmundjet renale në shtatëzani
Institucioni ynë ka filluar aplikimin klinik të dializës që prej muajit gusht. Prej asaj kohe ky sherbim ka realizuar mbi 82.000 seanca dialize. Ne kete numer perfshihen paciente te cilet trajtohen me dialize si indikacion primar apo ne kuader te situatave te ndryshme shendetesore ne suport te departamenteve te ndryshme te Spitali Hygeia.
Ekipi mjekësor i këtij Departamenti i përbërë nga 4 mjekë specialistë, 17 infermierë dhe 1 koordinatore, ndjek me rigorozitet dhe aplikon udhëzimet dhe prokollet nga më bashkëkohore në trajtimin e këtij grupi pacientësh.
Reparti I Hemodializës është i pajisur me Aparatura të dializës të fjalës së fundit të teknologjisë, të markës Fresenius, lider botëror në këtë teknologji.
Në spitalin tonë, që prej vitit 2013 e në vazhdim, realizohen transplante renale me dhurues të gjallë. Transplanti kryhet nga një ekip mjekësh ndërkombëtar dje me eksperiencë shumëvjeçare në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e mjekëve të nefrologjisë klinike dhe anestezisë në menaxhimin e kësaj kategorie pacientësh.
Avancimi i metodave diagnostikuese e trajtuese në ditët e sotme ka bërë të mundur që pacientë me patologji të ndryshme të shfaqin prekje renale gjatë ecurisë së sëmundjes së tyre. Sëmundjet e tjera që shoqërohen edhe me dëmtim të funksionit të veshkave janë diabeti i sheqerit, sëmundjet e zemrës, hipertensioni arterial, infeksionet , etj. Për një mbarëvajtje sa më të mirë Departamenti i Nefrologjisë gjatë punës së tij ditore bashkëpunon ngushtësisht dhe në harmoni të plotë me shërbimet e tjera që trajtojnë sëmundjen bazë të këtyre pacientëve, gjë që bën të mundur përqasjen profesionale, të integruar ndaj këtyre rasteve komplekse.
Stafi i departamentit të nefrologjisë është maksimalisht i dedikuar për të ofruar shërbim mjekësor “state-of- the art” nga pikepamja profesionalë dhe sa më empatike nga pikëpamja njerëzore.
Mjekësia Interne
Departamenti i Mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në Spitalin Hygeia, është një nga departamentet lider dhe ndër më të rëndësishmit, nisur kjo nga gama shumë e gjerë e sëmundjeve që trajton si dhe specialiteteve të shumtë që përfshihen në të. Ky departament merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek të rriturit dhe moshat e treta.
Departamenti i Mjekësisë Interne ka në përbërje të tij specialitetet si vijon:
- Neurologjia
- Sëmundjet Infektive
- Geriartria
- Reumatologjia
- Pneumologjia
- Dermatologjia
- Hematologjia
- Alergologjia
- Gastroenterologjia
- Endokrinologjia
Aktivitetin e përditshëm ky departament e ka të bazuar mbi konsultat dhe ndjekjen multispecialistike, duke qenë se një nga specifikat dhe pikat e forta të këtij departamenti është pikërisht puna në grup e mjekëve specialistë.
Ҫelësi i suksesit të këtij Departamenti :
Stafi i mjekëve me eksperiencë dhe të kualifikuar, nën drejtimin e Prof.Dr.Arben Pilca, të cilët janë në dispozicion të pacientëve në çdo kohë, 24 orë/24, çdo ditë të vitit.
Pra cdo specialitet, pjesë e këtij Departamenti, ofron konsulta të specializuara në çdo kohë dhe në raste të caktuara, pra kur kemi të bëjmë me raste më komplekse, për pacientët ofrohen edhe konsulta në grup (me grup specialistësh). Pra pacienti merr shërbimin më të mirë të mudshëm nga të gjithë specialistët brenda të njëjtës strukturë pa patur nevojë të drejtohet diku tjetër, konsultat kryhen brenda ditës dhe po kështu edhe kryerja e ekzaminimeve shoqëruese të cilat janë shumë të nevojshme në arritjen e një konkluzioni dhe diagnoze të qartë dhe të sigurt.
Për raste komplekse të sëmundjeve, pacientëve ju ofrohet edhe mundësia e marrjes së një mendimi të dytë nga mjekë specialistë të Spitalit Hygeia Athinë, pra kryhen konsultime online në kohë reale në sajë të Sistemit PACS të instaluar në Spitalin Hygeia. Pra gjithçka funksionon në drejtim të një qëllimi të vetëm shërbim cilësor dhe i shpejtë dhe më e rëndësishmja diagnoza të sakta dhe si rrjedhojë trajtime efikase për pacientët.
Bashkëpunimi i ngushtë me Departamentet e tjerë të Spitalit:
Stafi i mjekëve të këtij Departamenti bashkëpunon ngushtë edhe me të gjithë Departamentet e tjerë të spitalit, dhe sidomos me departamentet bazë të cilët ndihmojnë në ofrimin e një shërbimi të saktë, të shpejtë dhe mbi të gjitha të sigurt, të tillë si Laboratori Klinik-Biokimik- Imunologjik – Hormonal dhe ai Anatomo Patologjik si dhe Departamenti i Imazherisë (Grafi, Skaner, Rezonancë, Ekografi etj) të cilët janë në shërim të pacientit 24 orë në ditë/365 të vitit.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=fU9mxylZU8A
https://www.youtube.com/watch?v=OeFrkpIjgE8
https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=DVw6jJET2tk