Historia e Lousie Brown – bebja e parë në epruvetë
Hyrje
43 vitë më parë, kur çiftit Gilbert John Brown dhe Lesley Brown ju komunikua nga mjekët që mundësitë për të patur një fëmijë me proçedurën e Fertilizimit in Vitro janë “NJË NË NJË MILION” ata nuk e menduan dy herë por ranë dakort që të nisnin menjëherë proçedurën dhe rezultati ishte sukses i plotë. Ata arritën të sillnin në jetë vajzën e tyre, Louise Joy Brown, e njohur në të gjithë botën si bebja e parë në epruvetë.
Sot, në 2021, përqindja e suksesit për Fertilizimin in Vitro është rritur dhe varion në 50-60 apo deri 70%. Prandaj, shpresoj që historia e krijimit të bebes së parë në Epruvetë të jetë një shtysë dhe motivim më shumë për të gjithë ata prindër që janë akoma në pritje të fëmijës së tyre, pra, të mos hezitojnë, por t’i japin edhe një mundësi vetes për realizimin e ëndrrës së tyre të madhae, atë të prindërimit! Read more



Gurët në Fshikëzën Urinare janë masa të forta kriprash minerale të vendosura në Fshikëz. Gurët krijohen kur mineralet në urinën e koncentruar kristalizohen duke formuar gurë. Kjo zakonisht ndodh kur keni vështirësi në zbrazjen e plotë të fshikëzës urinare.

