Kontakt +355 4 23 90 000 [email protected]    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Fertiliteti femëror dhe rëndësia e Stilit të jetesës në përmirësimin e tij

By Hygeia Hospital - Artikuj mjekësor

Fertiliteti femëror dhe rëndësia e Stilit të jetesës në përmirësimin e tij

Zgjedhjet e stilit të jetës te një grua mund të ndikojnë në fertilitetin e saj, pra aftësinë e saj për të lindur fëmijë në të ardhmen. Prandaj, është e rëndësishme që çdo grua e cila kërkon të mbetet shtatzënë, duhet të tregohet e kujdesshme në zgjedhjen e stilit të jetesës.

(më tepër…)

Hipertensioni, shkaqet, diagnostikimi dhe trajtimi i tij

By Hygeia Hospital - Artikuj mjekësor

Ҫfarë është hipertensioni arterial dhe si e diagnostikojmë atë

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur. Në një pjesë të rëndësishme të pacientëve me këtë sëmundje, mungojnë ankesat tipike, të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.

(më tepër…)

Çfarë duhet të dini mbi gurët në Fshikëzën Urinare

By Hygeia Hospital Tirane - Artikuj mjekësor

Gurët në Fshikëzën Urinare janë masa të forta kriprash minerale të vendosura në Fshikëz. Gurët krijohen kur mineralet në urinën e koncentruar kristalizohen duke formuar gurë. Kjo zakonisht ndodh kur keni vështirësi në zbrazjen e plotë të fshikëzës urinare.

Në rastin kur kemi të bëjmë me gurë të vegjël ata mund të kalojnë lehtësisht, pra të dalin jashtë trupit nëpërmjet urinimit pa patur nevojë për trajtim, por jo pak herë ndodh që këta gurë të kenë nevojë për trajtim medikamentoz deri edhe në kirurgji duke qenë se është e pamundur të kalojnë në ureter. Gurët në fshikëz nëse lihen pa trajtuar për një kohë të gjatë mund të çojnë në infeksione apo edhe komplikacione të tjera mjekësore.

Simptomat

Ndonjëherë gurët në fshikëzën e urinës – edhe ata me përmasa të mëdha – nuk shkaktojnë probleme. Por në rastet kur guri irriton murin e fshikëzës ose bllokon rrjedhjen normale të urinës, shenjat dhe simptomat dalluese janë:

  • Dhimbje në pjesën fundore të abdomenit (barkut)
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Urinim i shpeshtë
  • Vështirësi gjatë urinimit ose urinim me ndërprerje
  • Prezencë gjaku në urinë
  • Urinë me ngjyrë të errët

Shkaktarët

Siç theksuam edhe më lart gurët në fshikëz krijohen në rastet kur fshikëza nuk arrin të zbrazet plotësisht. Kjo bën që urina të koncentrohet dhe më pas të kristalizohet dhe të formojë gurë.

Po kështu në formimin e gurëve mund të ndikojnë edhe lloje të caktuara Infeksionesh apo edhe gjendje të caktuara shëndetësore, të cilat ndikojnë në aftësinë e fshikëzës për të mbajtur, ruajtur dhe eleminuar urinën duke çuar në këtë mënyrë në formim të gurëve në fshikëzën e urinës.

Arsyet shëndetësore që më së shpeshti shkaktojnë gurë në fshikëz përfshijnë:

  • Zmadhimi i gjendrës së Prostatës. Një prostatë e zmadhuar (hiperplazia beninje e Prostatës) mund të shkaktojë gur në Vezikën Urinare të meshkujt. Prostata e zmadhuar mund të pengojë rrjedhjen normale të urinës duke mos lejuar zbrazjen e plotë të fshikëzës.
  • Nerva të dëmtuara. Normalisht, nervat janë ato që përcjellin mesazhet nga truri në muskujt e vezikës duke komanduar muskujt e vezikës të tkurren (shtrengohen) apo lirohen. Nëse këto nerva dëmtohen kjo si pasojë e ; Strok-ut, dëmtimeve të palcës kurrizoe apo probleme të tjera shëndetësore, atëherë ndodh që vezika urinare nuk arrin të zbrazet plotësisht. Kjo gjendje njihet si Fshikëza neurogjenike.

Të tjerë shkaktarë për gurët në vezikë përfishijnë:

  • Inflamacion i Vezikës, që zakonisht shkaktohet nga infeksionet e traktit urinar ose si pasojë e aplikimit të radioterapisë në zonën pelvike, mund të çojnë në formimin e gurëve në vezikë.
  • Pajisjet mjekësore. Kateterët e fshikëzës — janë tuba të hollë që futen përmes uretrës për të ndihmuar drenimin e urinës nga fshikëza — mbajtja e tyre mund të çojë në formim të gurëve në fshikëzën e urinës.
  • Gurët në veshka. Gurët që formohen në veshka nuk janë të njëjtë me ata të fshikëzës urinare.Ata zhvillohen në mënyra të ndryshme. Por ndodh që gurët e vegjël që formohen në veshka të transferohen (kalojnë) poshtë në fshikëz dhe nëse nuk arrijnë të dalin jashtë organizmit nëpërmjet urinimit mund të rriten duke u transformuar kështu në gurë të fshikëzës urinare.

Komplikacionet

Gurët e vezikës urinare të cilët nuk arrijnë të kalojnë poshtë – edhe ata që nuk shkaktojnë simptoma – mund të çojnë në komplikacione të tilla si:

  • Probleme kronike të Vezikës Urinare. Gurët e patrajtuar të vezikës urinare mund të shkaktojnë vështirësi afatgjata në urinim, të tilla si dhimbje gjatë urinimit ose urinim të shpeshtë. Gurët e vezikës mund të ngecen në hapësirën ku urina del nga fshikëza duke bllokuar rrjedhjen normale të urinës.
  • Infeksione të traktit urinar. Infeksionet e përsëritura bakteriale të traktit urinar mund të çojnë në formimin e gurëve në fshikëzën urinare.

Parandalimi

Krijimi i Gurëve në fshikëzën e urinës zakonisht është vështirë të parandalohet por gjithësesi ju mund të ulni shanset për t‘u prekur nga kjo patologji duke ndjekur dy rregulla të thjeshta:

  • Konsultohuni me mjekun tuaj nëse vini re ndryshime (probleme) me urinimin.Diagnoza dhe trajtimi i hershëm i prostatës së zmadhuar ose i ndonjë patologjie tjetër urologjike mund të reduktojnë rrezikun e formimit të gurëve në fshikëz.
  • Pini sa më shumë lëngje. Konsumimi i lëngjeve, sidomos ujë, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gurëve në fshikëz sepse lëngjet hollojnë përqëndrimin e mineraleve në fshikëz. Përsa i përket sasisë së ujit që duhet të konsumoni është individuale dhe varet nga mosha, përmasat, gjendja shëndetësore dhe niveli i aktivitetit fizik nëse kryeni, prandaj në të tilla raste është mirë të konsultoheni gjithmonë me mjekun mbi sasinë ditore të ujit që duhet të konsumoni.

DIABETI / KOMPLIKACIONET QË SHKAKTON NË ORGANIZËM

By Hygeia Hospital Tirane - Artikuj mjekësor

Diabet = Të jesh nën kontroll të vazhdueshëm

Të kujdesesh për veten kur je me Diabet kërkon përpjekje. Personat me Diabet duhet të kontrollojnë në mënyrë të rregullt nivelin e sheqerit në gjak, të ushqehen shëndetshëm dhe në mënyrën e duhur, të merren me aktivitet fizik dhe sigurisht të marrim në mënyrë të rregullt mjekimet.

Të ndjekurit në mënyrë rigoroze të këtyre rregullave bën një diferencë të madhe sepse ju ndihmon të evitoni probleme madhore që mund të dëmtojnë nga ana shëndetësore organizmin. Prandaj jini të rregullt dhe ndiqni me përpikmëri planin tuaj të trajtimit të përshkruar nga mjeku sepse vetëm në këtë mënyrë mund ngadalësoni ose t’i parandaloni komplikacionet që shkakton kjo sëmundje në organizmin tuaj.

Sëmundje të gojës (probleme me mishrat e dhëmbëve & kavitetin oral)

Personat me Diabeti janë më të prirur për t’u prekur nga infeksionet orale të tilla si sëmundje të mishrave të dhëmbëve ose një lloj infeksioni mykotik që mund të shkaktojë plagë të bardha të dhimbshme. Niveli i lartë dhe i pakontrolluar i sheqerit në gjak bën që këta persona të jenë më të prirur për të krijuar pllaka dentare dhe kavitet oral.Një studim i vitit 2015 zbuloi se personat me Diabet humbasin dhëmbët dy herë më shumë se ata që nuk janë të prekur nga kjo sëmundje. Prandaj sigurohuni që të flisni me dentistin mbi problemet tuaja si dhe vazhdoni të kujdeseni për dhëmbët duke i larë dhe pastruar rregullisht.

Probleme me shikimin

Diabeti mund të shkaktojë Glaukoma (sëmundje progresive e nervit optik) ose Katarakt të syrit (perde e syrit). Diabeti gjithashtu mund të dëmtojë enët e gjakut të retinës në pjesën e pasme të syrit, problem ky të cilin mjekët e quajnë retinopati diabetike.Të gjitha këto gjendje mund të përkeqësojnë shikimin tuaj dhe mund të çojnë deri edhe në verbëri. Prandaj është shumë e rëndësishme që në momentin e parë që vini re se shikimi juaj po zbehet (dobësohet) atëherë drejtohuni menjëherë për konsuktë të mjeku oculist.

Dëmtime nervore

Shumë persona me Diabet pësojnë dëmtime nervore që njihen me termin Neuropati. Këto dëmtime mund të shfaqen kudo në trup, por më së shumti preken krahët, duart dhe këmbët, gjendje kjo të cilën mjekët e quajnë Neuropati periferike. Simptomat dalluese të kësaj gjendje përfshijnë një ndjesi shpimi si me gjilpërë, mpirje, dobësi të muskujve ose dhimbje. Një lloj tjetër gjendje është Neuropatia autonome që ndikon në urinim, sex, proçesin e tretjes apo edhe funksione të tjera të organizmit. Por, nëse nuk jeni mbipeshë dhe mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak atëherë, jeni më pak të rrezikuar për t’u prekur nga të tilla patologji. Në rast të kundërt nëse vini re simptomat e mësipërme drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.

Probleme me këmbët

Në rastet kur Diabeti dëmton nervat e këmbëve mpirja që shkaktohet në të tilla raste bën që të mos kuptoni (ndjeni) në kohë dëmtimet ose infeksionet që mund të keni në këtë zonë, gjendje kjo që mund të vështirësojë edhe qarkullimin normal të gjakut po në këtë zonë. Të gjitha këto së bashku mund shkaktojnë aq shumë dëme që mund të çojnë deri edhe në amputim (prerje) të gishtave ose të këmbës. Për të evituar sa më shumë të jetë e mundur këto probleme këshillohet të mos pini Duhan dhe të merreni rregullisht me aktivitet fizik, gjithashtu e rëndësishme është të kontrolloni këmbët, mbajini të pastra dhe të hidratuara, mbathni këpucë të rehatshme dhe më e rëndësishmja  mos neglizhoni asnjë ankese apo simptomë por, në rastin më të parë, drejtohuni menjëherë për konsultë te mjeku specialist.

Probleme me Lëkurën

Problemet (ndryshimet) në lëkurë ndodhin për shkak të infeksioneve të cilat janë më të shpeshta te personat me Diabet. Në të tilla raste ju mund keni kruarje, mund të ndjeni që lëkura është me hollë ose më e trashë ose mund të vini re plasaritje ose njolla në lëkurë. Problemet me lëkurën mund të shkaktohen edhe nga problemet me qarkullimin e gjakur apo neuropatitë që shkakton Diabeti.

Probleme me Tretjen

Nervi vagus është përgjegjës për përpunimin, tretjen dhe lëvizjen e ushqimit. Në rastet kur Diabeti e dëmton këtë nerv proçesi i tretjes ngadalësohet duke shkaktuar urth, të përziera, të vjella, fryrje të stomakut, ndiheni shumë të ngopur (të fryrë) pas ngrënies dhe humbje të oreksit. Në këto raste mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak ndihmon në parandalimin e problemit. Më së shpeshti ndodh që Neuropatitë të shkaktuara nga Diabeti ndikojnë edhe në funksionin e zorrëve duke çuar në Konstipacion ose Diarre, prandaj mbajtja e një dietë të shëndetshme ju ndihmon të parandaloni të tilla problematika. 

“Strok-u” / Goditja në Tru

Strok-u ose siç e njohim Goditja në tru prek më së shumti personat me Diabet dhe nga ana tjetër tendenca është që preken personat në moshë të re.  Strok-u ndodh atëherë kur një nga enët e gjakut që çon gjak në tru dobësohet, dëmtohet ose bllokohet. Kur indet e trurit nuk frunizohen mjaftueshëm me gjak ato mund të dëmothen përgjithmonë brenda disa minutave. Çfarë mund të bëni për të evituar Strok-un? Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak, kolesterolin dhe presionin e gjakut. Nivelet e larta të tyre paralajmërojnë shkallë të lartë rreziku për t’u prekur. Prandaj këshillohet që të ushtroni aktivitet fizik, të mbani një peshë trupore të shëndetshme dhe më e rëndësishmja stop duhanit.

Sëmundjet e Zemrës

Shkak më i shpeshtë i çrregullimeve në zemrën e një personi me diabet është forcimi i arterieve ose ateroskleroza, që shkaktohet nga kolesteroli në enët e gjakut, të cilat e dërgojnë oksigjenin dhe ushqimin në zemër. Personat me Diabet janë më të prirur për të qenë mbipeshë ose edhe probleme të tjera shëndetësore si hipertension dhe kolesterol të lartë, gjendje këto që shtojnë rrezikun për sëmundje të zemrës. Prandaj është thelbësore për ata me Diabet që të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme – aktivitet fizik, dietë e shëndetshme ushqimore, të masin në mënyrë të rregullt nivelin e sheqerit dhe kolesterolin, t’i thoni Jo Duhanit dhe të evitoni mjediset ku pihet Duhan.

Sëmundjet e Veshkave

Veshkat janë mbushura me enë të vogla gjaku të filtojnë mbetjet që largohen nga organizmi ynë nëpërjmet urinimit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak i mbingarkon këto filtra dhe me kalimin e kohës fillojnë problemet deri në momentin që pushojnë së funksionuari. Sa më të rregullt jeni në mbajtjen nën kontroll të nvelit të sheqerit  në gajk dhe të tensionit aq më të larta janë shanset që të keni veshka të shëndetshme. Edhe nëse keni simptoma që kanë lidhje me sëmundjet e veshkave është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të menaxhoni sa më mirë nivelin e sheqerit në gjak.

Infeksionet

Diabeti bën që të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe për të shfaqur komplikacione. Personat me diabet kanë shanse më të larta për t’u prekur nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, infeksionet respiratore, influencat stinore, pneumonia, infeksionet e traktit urinar, etj. Sigurohuni që të bëni vaksinat në kohë përfirë edhe ato kundër gripit.

Si të dallojmë shenjat e hershme që paralajmërojnë prezencën e Kancerit në organizëm

Si të dallojmë shenjat e hershme që paralajmërojnë prezencën e Kancerit në organizëm

By Hygeia Hospital Tirane - Artikuj mjekësor

Ja cilat janë disa nga shenjat apo simptomat e Kancerit, që mund të jenë të përbashkëta si për meshkujt ashtu edhe për femrat, por edhe ato të specifike sipas gjinisë për të cilat duhet të tregoni shumë kujdes dhe më e rëndësishmja të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku.

  • Humbja e Oreksit. Kjo simptomë mund të jetë e lidhur me shumë situata të ndryshme, që nga depresioni tek influencat e stinës të cilat bëjnë që të jemi më pak të uritur. Por nga ana tjetër, Kanceri mund të shkaktojë këtë efekt në organizëm duke ndryshuar metabolizmin, pra duke ndryshuar mënyrën sesi trupi juaj e kthen ushqimin në energji.

Kanceri i stomakut, pankreasit, zorrës së trashë, ovarit gjithashtu mund të ushtrojnë presion në stomak duke na bërë që të ndihemi shumë të ngopur për të ngrënë.

  • Prezencë gjaku në jashtëqitje. Kjo është një simptomë karakteristike e Kancerit, por mund të jetë simptomë që shoqëron edhe një sërë situatash të tjera si ulçerat, hemorroidet, infeksionet ose plagë.Në rastet kur vëreni prezencë gjaku në jashtëqitje me shumë mundësi gjaku vjen nga trakti intenstinal pra prej ezofagut, stomakut ose zorrëve.Një mënyrë që mund të tregojë se nga vjen gjaku është duke vërejtur ngjyrën e gjakut pra nëse është apo jo në ngjyrë të errët. Nëse është në ngjyrë të kuqe të ndezur do të thotë që gjaku vjen nga rektumi ose nga fundi i zorrës, ndërsa në rast se është në ngjyrë të errët tregon që origjina e gjakut është nga zona lart si psh ulçera e stomakut. Pavarësisht shkakut, prezenca e gjakut në jashtëqitje është një këmbanë alarmi që ju sinjalizon që duhet të kryeni kontroll mjekësor që në të tilla raste mund të jetë një Kolonoskopi ose edhe ekzaminime të tjera që rekomandohen sipas rastit nga mjeku specialist.
  • Prezencë gjaku në urinë. Në raste të tilla, pra kur vëreni gjak në urinë, mund të jetë shenjë që sinjalizon probleme me traktin urinar. Kjo mund të jetë simptomë e Kancerit në veshka ose fshikëz urinare por mund të jetë edhe si pasojë e ndonjë infeksioni, guri në veshka ose sëmundje të veshkave, prandaj paraqituni menjëhere të mjeku specialist dhe merrni diagnozën & trajtimin e duhur në kohë.
  • Kollë e cila persiston për një kohë të gjatë. Kollë e zgjatur në kohë është tipike edhe në rastet kur jemi ftohur apo jemi me grip, por në të njëtën kohë është simptomë potenciale e Kancerit të mushkrive, që shoqërohet edhe me simptoma të tjera të tipit dhimbje gjoksi,humbje në peshë,ngjrije zëri, lodhje dhe marrje fryme. Prandaj është shumë e rëndësishme të drejtoheni menjëherë për kontroll te mjeku specialist sidomos nëse jeni duhanpirës.
  • Ndiheni shumë i lodhur. Kjo është një ndër simptomat më të shpeshta të Kancerit dhe këtu nuk flasim për një ndjesi lodhje normale – pra po flasim për atë lloj lodhje ekstreme që nuk largohet. Në rast se edhe me ndryshimin e nivelit të aktivitetit fizik ose orë më të gjata gjumi gjendja juaj nuk përmirësohet atëherë, konsultohuni me mjekun tuaj.
  • Temperaturë e lartë që zgjat në kohë. Në rastet kur keni temperaturë të lartë kjo është shenjë e prezencës së një infkesioni në organizëm. Por kjo simptomë është karakteristike edhe në disa tipe kanceri si Limfoma, Leuçemia, Kanceri i veshkave dhe mëlçisë. Temperatura në rastin e Kancerit rritet dhe ulet gjatë ditës, prandaj nëse keni temperaturë më të lartë se 38.5 prej disa ditësh duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
  • Prezencë e një kokrre (mase) në qafë. Kjo mund të jetë shenjë e një infëksioni porn ë të njëjtën kohë mund të jetë një shenjë e hershmë që paralajmëron Kancer të gojës, fytit, tiroides ose larinksit. Masat që dalin si pasojë e Kancerit zakonisht nuk dhembin, por në rast se keni një të tillë që nuk largohet me kalimin e kohës dhe për më tepër rritet atëherë duhet te konsultoheni me mjekun.
  • Djersitje gjatë natës. Kjo simptomë është simptomë e menopauzës te gratë e moshës së mesme, por në të njëjtën kohë është edhe simptomë e Kancerit apo infeksionit prandaj edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme konsulta me mjekun.
  • Ndryshimet në lëkurë. Një shenjë treguese e Kancerit të lëkurës një rritje në lëkurë që fillon të duket ndryhse ose një plagë që nuk shërohet. Rekomandohet të konsultoheni me mjekun dermatology nëse vëreni që:
  • Bëhet më e madhe dhe trashë
  • Ndryshon ngjyrë
  • Ka formë me kufij të çrregullt
  • Është më i madh se goma e një lapsi
  • Nyje limfatike të fryrë (enjtur). Nyjet limfatike në pjesën anësore të qafës shfaqen zakonisht si pasojë e nje infeksioni dhe në raste më të pakta si pasojë e Kancerave si Limfoma ose Leuçemia të cilat bëjnë që limfonodulat (nyjet limfatike) të enjten. Kanceri i gjirit që është përhapur në organizëm mudn të shkaktojë enjtje të limfonodulave në sqetulla. Në rastet kur enjtja nuk largohet brenda javës atëherë konsultoheni me mjekun specialist.
  • Vështirësi në gëlltitje. Ndjesia e prezencës së një mase (gunge) në fyt që është simptomë e zakonshme e urthit. Në raste të rralla, kur keni vështirësi në gëlltitje mund të jetë sinjalizojë prezencë të Kancerit në ezofag. Nëse kjo ndjesi nuk kalon apo përkeqësohet atëherë rekomandohet të konsultoheni me mjek.
  • Rënie e pajustifikuar në peshë. 2 në 5 persona të diagnostikuar me Kancer kanë rënie në peshë dhe nuk ka asnjë shkak të qartë për këtë. Prandaj kontrollohuni nëse keni rënie të pashpjegueshme në peshë.

Simptomat e kancerit te Meshkujt

  • Prezencë gjaku në urinë ose spermë. Prezencë në ngjyrë pink, kafe apo ngjyrë e kuqe në urinë ose spermë zakonisht nuk është asgjë për panik sepse mund të jenë të lidhura më Infeksionet, gurët në veshka, dëmtime ose zmadhim me natyrë jo kanceroze e prostatës gjendje këto që të gjitha shkaktojnë gjakderdhje.

Në rastë më të rralla mund të jenë simptoma të kancerit të prostatës ose fshikëzës së urinës prandaj duhet të paraqiteni te mjeku për të bërë analizën e urinë dhe ekzaminime të tjera për të përcaktuar burimin e gjakrrjedhjes.

  • Gungë (enjtje) në testikuj. Ekzistenca e një gunge të padhimbshme është shenjë e mundshme paralajmëruese e Kancerit në testikuj. Por gunga mund të jetë edhe si pasojë e një dëmtimi ose hernie. Është e vështirë të përcaktohet shkaku vetëm nga simptomat prandaj duhet të drejtoheni te mjeku për t’u ekzaminuar.
  • Dhimbje gjatë ejakulimit ose urinimit. Në rast se keni dhimbje gjatë urinimit ose ejakulimit (orgazmës) mund të jetë shenjë e një infeksioni ose enjtje e e gjendrës së prostatës ose uretrës. Por ka një mundësi që mund të jenë edhe simptoma të Kancerit të Prostatës, prandaj nëse dhimbja konsiston dhe nuk lehtësohet ju këshillojmë të drejtoheni për ekzaminime te mjeku specialist.

Simptomat e Kancerit te Gratë

Ndryshime ose prezenca e një gjendre në gji. Edhe pse është një simptomë dalluese e Kancerit të gjirit jo gjithmonë prezencë e një kokrre është kancer. Ato shpesh mund të jenë kiste të mbushura me lëng ose masë jokancerogjene.

Rekomandohet që të konsultoheni menjëhrë me mjekun specialist nëse vëreni ndonjë ndryshim apo prekni ndonjë rritje (kokërr) në gjoks, kjo me qëllim për të përcakuar diagnozën e saktë sepse Diagnostikimi I hershëm në të tilla raste shpëton jetë.

Po kështu kontrollohuni edhe nëse vini re ndryshime të tilla si:

  • Skuqje të lëkurës rreth gjirit
  • Dhimje në gji
  • Ndryshime të thithave
  • Gjendër nën sqetull
  • Lëng që rrjedh nga gjiri pra që nuk është qumësht gjiri

Gjakrrjedhje midis periodave ose pas menopauzës. Gjakrrjedhja është normale gjatë viteve të riprodhimit të gratë, që janë menstruacionet 1 herë në muaj. Por kur gjakrrjedhja ndodh pas menopauzës ose jashtë periudhës normale të menstruacioneve kjo mund të jetë sinjal I prezencës së kancerit të endometriumit ose atij çervikal. Pra edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme të kontaktoni menjëherë me mjekun specialist për të identifikuar problematikën në kohë.

Mësoni të njihni dhe të lexoni trupin tuaj dhe çka është më e rëndësishmja mos neglizhoni asnjë nga simptomat e lartpërmendura apo çfarëdolloj simptome që vëreni por, drejtohuni menjëherë te mjeku specialist sepse – Diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.

Page 6 of 7«‹4567›

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...


Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: [email protected]
© 2024 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.